Kamioni me 2100 goma kontrabandë në Qafë-Thanë/ Gjykata jep masat e sigurisë për 9 të arrestuarit

Kamioni me 2100 goma kontrabandë në Qafë-Thanë/ Gjykata jep masat e sigurisë për 9 të arrestuarit

Kamioni me gomat kontrabandë

Korçë- Kanë dalë sot para gjykatës 9 të arrestuarit e operacionit të policisë që u zhvillua më 17 nëntor. Report Tv ka mësuar se disa prej tyre do të lirohen nga burgu pasi gjykata ka pranuar kërkesën për të paguar garancinë pasurore.

Në operacionin e zhvilluar më 17 nëntor u arrestuan edhe 5 doganierë, konkretisht Stefan Hila, Anesti Tushinka, Ilir Spahiu, Lefter Duraj,  Mikel Goxharaj, dhe Kelti Ristani. Është lënë në burg Edmond Kodra, poseduesi i gomave dhe Kelti Ristani dhe Anesti Tushinka.

Gjykata ka vendosi që të lirojë pas pagesës së garancisë pasurore Stefan Hilën, Ilir Spahiun dhe shoferin që drejtonte kamionin Stoir Treneski.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për punonjësin e doganave, Lefter Duraj, Mikel Goxharaj, dhe Petraq Dimkon, një nga të arrestuarit e të shtunës.

Ata u arrestuan të shtunën pasi dyshohet se kanë futur kontrabandë me kamion rreth 2100 goma të përdorura nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me drejtues shtetasin Stojmir Treneski. Ky i fundit u ndalua nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Maliq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontrabanduar, në magazinën e Petraq Dimkos.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja