Lekë Tasi ekspozon në
galerinë Zeta

Lekë Tasi ekspozon në <br />galerinë Zeta
Ekspozita "Overpass" (mbikalimi) e Lekë Tasit do të çelet në galerinë “Zeta” nesër më 12 dhjetor në orën 18.30. Studiuesi Stefan Çapaliku është shprehur për konceptin se kësaj ekspozite se “Overpass-i i Lekë Tasit është një shkokëlim i metaforës së kalimit nga një pafajësi te tjetra, nga një “frame” kujtese te një “frame” ëndrre, nga një shkarje dore te një ngërç kontrolli, nga muzika te piktura, nga buzëqeshja te diskreditimi”.

Duke e konsideruar mënyrën e veçantë të krijimtarisë të tij, ndryshe nga shumica e bashkëkohësve, Çapaliku thotë se “Kjo ekspozitë është një botë e parë me sytë prej sferash të qelqta të një fëmije të moshuar”. I gjithë koncepti i kësaj ekspozite të re e vendos sipas studiuesit Çapaliku artin si lojë, si festë dhe si simbol. “Këto tre elemente të transhendentales së veprës artistike vinë e shfaqen në pikturat e Lekë Tasit nëpërmjet karaktereve groteskë të vendosur ndër rrethana tensioni dramatik, në një botë metafizike që mbaron dhe zhduket matanë linjave të kornizës”, thotë Çapaliku.

Piktura e Lekë Tasit tij është një fakt i ri semiotik në historinë e artit bashkëkohor shqiptar. “ai është artist thellësisht i angazhuar dhe i vendosur në sordinën e epokës sonë të çatrafilluar”, thotë studiuesi Stefan Çapaliku.

Kush është Lekë Tasi
Lekë Tasi u lind më 1929 në Athinë. I ati, Koço Tasi, ish anëtar i parlamentit dhe i qeverisë, kishte emigruar në fund të l924 si opozitar i Zogut. Riatdhesohet më 1941. Leka, studion muzikë dhe në periudhën l946-l967; punësohet si violonçelist në Radio, Filarmoni dhe më vonë në Teatrin e Operës. Në l975 internohet familjarisht në Grabjan të Lushnjës, ku kalon 15 vjet.

Fryt i kësaj periudhe të vështirë është libri i tij me titull “Grabjani rrëzë Kodrave”, botuar në 2009 Emërohet inspektor në Sekretariatin e Fesë më l99l, ku shërben deri në l998. Pas vitit 1998 jeton si artist i lire: pikturë dhe letërsi. Merr pjesë në disa ekspozita pikture dhe shkruan artikuj në shtyp, duke u përqendruar më shumë në korrigjimin e shtrembërimeve të periudhës komuniste në historiografi. Ka botuar gjithashtu romanin “Korridori me vetratë” më 2004.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës