Lek i vjetër apo i ri? Deputetët nuk 'dinë' të lexojnë vlerën e lekut, ja si krijojnë kakofoni me dashje për qytetarët sipas interesit politik të momentit (VIDEO)

“As i vjetër as i ri, jam thjeshtë lek”. Nën këtë slogan Banka e Shqipërisë ftoi të gjitha institucionet të bashkëpunojnë për të çrrënjosur leximin e gabuar të lekëve që është trashëguar prej më shumë se 50 vitesh.

Por si i përgjigjen kësaj thirrjeje ligjvënësit shqiptar?

Gjatë diskutimeve të dokumentit më të rëndësishëm të financave, atë të buxhetit të shtetit, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj zgjedh të prezantoj ndryshimet pozitive të taksës progresive për pagat, me termin ‘lekë të vjetra’.

“Po e avancojmë logjikën e taksës progresive në favor të shtresave në nevojë, duke e zeruar deri në 400 mijë lekë të vjetra, dhe duke e zbutur nga 400 mijë lekë deri në 500 mijë lekë të vjetra”, tha në seancën plenare të 25 nëntorit zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Të njëjtin gabim e përsërit deputetja e PS-së Ermonela Felaj.

“Paga minimale në këtë mandat do të rritet në 400 mijë lekë (40 mijë lekë), dhe zero do të jetë taksa për këtë vlerë prej vitit që vjen”, shprehet deputetja e PS Ermonela Felaj në Kuvendin e 15 nëntorit 2021.

Për të kundërshtuar politikën e rritjes së pagave në shëndetësi, deputetja e PD-së Orjola Pampuri flet me të vjetra zvogëluar impaktin e rritjes 6%.

“Rritja e pagës 6% është tepër e ulët mos e përmendni se është 3 mijë lekë të vjetra”, kështu u shpreh në Komisionin e Shëndetësisë deputetja e PD-së Orjola Pampuri në 9 nëntor 2021.

Rritjen e rimbursimit të barnave për pacientët me COVID-19, LSI e kërkon me lekë të reja.

“Propozimi im ka të bëjë pikërisht me mbështetjen financiare për barnat, materialet shëndetësore dhe shërbimet e tjera për pacientët me COVID, kjo mbështetje shkon në rendin e 2 miliardë lekëve të reja”, kështu u shpreh në  seancën plenare të 25 nëntorit 2021 deputeti i LSI Petrit Vasili.

Konfuzioni i gabuar i krijuar nga përdorimi i këtyre emërtimeve për të treguar vlerën e lekut, duket se është më i përdorshëm në bujqësi.

 “Prodhimi që kanë nisur më 10 qershor porsa i përket domates dhe kastravecit shitet 300 lekë të vjetra domatja dhe 400 lekë kastraveci”, tha në Kuvend deputeti i PD Dash Sula në 15 nëntor 2021.

 “Ulja e TVSH-së 6% para dy vitesh dhe zerimi që po i bëjmë tani do të rrisë edhe çmimin në treg. Kur e ulëm në 6% e rriti nga 1300 lekë në 1500 lekë litrin e qumështin që shitet në treg”, tha deputeti i PD-së Edmond Spaho në Kuvend në 15 nëntor. 

Flitet me lekë të reja kur diskutimi bëhet për lehtësirat fiskale tek biznesi, ku pre e terminologjisë jo të saktë bie ministrja për mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali.

“Tashmë lehtësirat fiskale janë ekzistuese 98% të bizneseve në vend që paguajnë zero TVSH, për faturim deri në 10 milionë lekë të reja, dhe zero tatim fitim për faturim deri në 14 milionë lekë të reja”, pohon në Kuvendin e 15 nëntorit 2021, ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali.

Politika duket se ecën në kah të kundërt me fushatën e nisur, herë për të zmadhuar apo zvogëluar vlerën e pagave dhe herë për të rritur apo ulur koston e  çmimeve, sipas interesave partiake.

Si pasojë e kakofonisë së krijuar, 54% e shqiptarëve lexojnë në mënyrë të gabuar vlerën e lekut, thotë Banka e Shqipërisë dhe janë të prirur më së shumti drejt termit “lekë të vjetra”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/11/2021 02:10

    Pse e filloni me deputetet?! Fillojeni me tregetaret ne rruge.Shkoni dhe provoni t'ju jepni aq sa e kane te shkruar ne tabelat e cmimit dhe keni per te pare ndryshimin mes numerit te shenuar si cmim ne tabele dhe atij qe nenkuptojne.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 27/11/2021 18:18

    Sigurisht,legenat e kuvendit jane mizantropët e kryetarëve te partive shushunja e te pangopura 30-vjeçare ne pushtet e opozite qe nuk kane te ngopur e do vazhdojne derisa ky popull ti votoje si askund ne bote. Popull te ruajtët Zoti se AMERIKA nuk mund te bej me teper,vetem te te sjell nje ENVER.AMEN!

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 27/11/2021 15:36

    E dine shume mire deputete ndryshimin por do flasim ne zero me teper qe sikur na kane ngritur rrogen shume. Arditi ne Telebingo bertet me shume se te tjeret

    Përgjigju
  • deputetet nuk njohin lekun, por vetem dollar dhe Euro: 27/11/2021 15:11

    Deputetet nuk njohin lekun dhe as duan ta njohin perderisa dashurojne Dollar dhe Euro, mos u lodhni me ju mbuash trunin ketyre qenieve degjenerata

    Përgjigju
    • Papo: 27/11/2021 22:15

      Hahahahahahahahahaj ohhhhh sa kom qesh.

  • Lei: 27/11/2021 13:50

    Po normal qe do flasin me te vjetra se duhet te jept idea tek sovrani qe do kene lek shume. Eshte si ajo shprehja mos ja vendos djalit emrin genci por vendosja llazi ...qe te mbushet goja. Apo si ne gjykata qe kur denohen 10 veta nuk thone qe u denuan me nga 2 vite burg. Por thone u dhane 20 vjet burg per te denuarit. A thua se keta do e kene kolektiv denimin dhe jo individual. Pra ka te bej me si duhet shitur lajmi. Dhe jo se nuk edukohen njerezit Imagjino dhe fjalen europe...te gjithe gazetaret e perdorin eVrope(evro dhe jo euro). Ndoshta jane te gjith gazetaret emigrant ne greqi. Hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos