TIRANE- Studiuesi Georges Leka zhvilloi një takim në Paris me temë “Shqipja në Historinë e Qytetërimit Europian”. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar në Paris, Dritan Tole. Leka shpjegoi dhe prezantoi metodën e zgjedhur duke u ndalur e mbështetur në mjaft referenca të deritanishme të historisë, gjuhës, arkeologjisë, dokumenteve materiale dhe studiuesve me botimet e shumta të kësaj teme.
Ai u ndal, në rëndësinë dhe këndvështrimin shkencor “larg interpretimeve politike, rënies në gjykime nacionalizmash dhe interpretimeve pasionante e delirante ku shpesh nga mosnjohja e mosrespektimi i kritereve shkencore e historike shfaqen qëndrime e ide të gabuara në mjaft ndërmarrje të tilla prej amatorësh…”
/Shqiptarja.com