Leka Zogu kërkon 1.015 ha tokë
në Mat,agjencia ia mohoi në 2009
Pinjolli i familjes mbretërore shqiptare ka hedhur në gjyq civil Agjencinë e Pronave, duke kërkuar anulimin e një vendimi të saj të marrë në vitin 2009 për 1.015 hektarë prona në rrethin e Matit.
TIRANE- Leka Zogu II ka hedhur në gjyq Agjencinë e Kthimit e Kompensimit të Pronës, duke kërkuar anulimin e vendimit të saj të datës 10 janar të vitit në vazhdim. Duket se pozicioni i tij si këshilltar politik pranë presidentit të Republikës nuk ka penguar aspak AKKP në që t’u japë të drejtë pronësie mbi tokat e pretenduara prej tij personave të tjerë.
Sikurse del nga njoftimi porsahapur gjyqësore, Leka Zogu II ka kërkuar shfuqizimin e dy vendimeve njëherazi: të atij nr 4, datë 23 janar të vitit 2009 të Zyrës rajonale të Kthimit e Kompensimit të Pronave të Qarkut të Dibrës, të marrë kur ende ekzistonin zyrat zonale të AKKP-së, si dhe shfuqizimin e vendimit nr.4 të datës 10 janar të këtij viti, tashmë nga Agjencia e vetme, që ndodhet në kryeqytet. Kjo e fundit ka konfi rmuar vendimin e agjencisë së Dibrës.
Zogu ka kërkuar edhe njohjen, kompensimin e kthimin e pronës të ndarë në dy parcela, me sipërfaqe 394.956 metra katrorë, e para dhe me sipërfaqje 9.760.199 metra katrorë, e dyta, të ndodhura në Rrethin e Matit. Kjo nuk është hera e parë që “familja mbretërore” shqiptare ka probleme gjyqësore. Vitin e kaluar një bankë ngriti padi ndaj tij për faktin se, përnjë kredi me vlerë 518.022 euro për blerjen e një shtëpie me afat 300 muaj shlyerje detyrimi, nuk janë paguar në hapësirën e 40-muajve që kurse është marrë kjo kredi, 25 këste. Detyrimi total i kredimarrësit i papaguar arrinte në 607.126 euro. Në pamundësi pagese, banka ka kërkuar që të vihet dorë mbi pronat tashmë të kthyera familjes së pretendentit për fronin mbretëror, që duhet të sekuestrohen për të shlyer detyrimin ndaj bankës.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41