Artur Lekbello do të jetë trajneri i ri i ekipit të Tiranës duke zëvendësuar kështu spanjollin Hulian Rubilo që u larguar në drejtim të Vlorës për të drejtuar Flamurtarin. Bordi drejtues i bardhebluve pas shumë diskutimeve dhe emrave vendosi që edicionin e ri t'ja besojë Lekbellos, i cili është një ish - futbollist bardheblu. Lekbello prej gati 2 dekadave ishte larguar nga Shqipëria në Greqi ku ishte pjesë e ekipit të Arisit të Selanikut.

Por pas kërkesës së bardhebluve, 46 vjecari nuk hezitoi të kthehej në Shqipëri për të nisur një aventurë të re. Ndeshja e parë e Lekbellos do të jetë përballë ekipit të Luftëtarit në javën e katërt të Super Ligës. Ambicjet e stafit drejtues të Tiranës, por edhe të trajnerit Lekbello këtë edicion janë fitimi i dy trofeve, kampionatit dhe Kupës.

(d.b/shqiptarja.com)