Leku, BSH ul në nivel minimal
historik normën bazë të interesit

Leku, BSH ul në nivel minimal <br />historik normën bazë të interesit
TIRANE- Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit me 0.25 % duke e çuar atë në 3. 75 % niveli minimal historik që ka pasur ndonjëherë Leku.  
Guvernatori i BSH-së tha se lehtësimi i mëtejshëm i kushteve monetare do të ndihmojë në respektimin e objektivit të inflacionit për periudhën afatmesme. Njëkohësisht do të nxisë më tej aktivitetin ekonomik në vend duke nxitur stimulin monetar në mbështetje të kërkesës së brendshme.

“Ky vendim synon të krijojë kushte të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të inflacionit me afat mesëm. Ruan normat afat shkurtra të interesit financiar. Nëpërmjet reduktimit të kostos së financimit synon rritjen e kredisë konsumit.”- tha Fullani.

Në fjalën e tij Guvernatori i BSH-së tha se “sistemi bankar është me bilance të shëndosha dhe likuide por vazhdon të karakterizohet nga një kujdes i rritur në financimin e investimeve afat gjata. Presionet inflacioniste janë të ulëta ndërsa inflacioni është brenda objektivit të bankës.”
 
BSH-ja ka ulur pesë herë brenda vitit 2012 normën e interesit duke e lënë atë deri në fund të javën e fundit të muajit janar 2013 në nivelin 4%. Duke bërë një rezyme të zhvillimeve ekonomike gjatë tre mujorit të katërt të 2012, Guvernatori tha se, kemi një përmirësim të konsumit, por investimet private vijojnë të mbeten të ulëta, si pasojë edhe e kushteve më të shtrënguara të financimit. Fullani deklaroi se rritja ekonomike ka qenë 2.7% në tremujorin e trete. Sipas tij, rritja është mbështetur nga sektori i shërbimeve, industrisë dhe bujqësisë, ndërkohë që puna në sektorin e ndërtimit vijon të tkurret.

Kërkesa e huaj vlerësohet të ketë patur një ecuri të dobët në këtë tremujor, si pasojë e problemeve në eurozonë dhe në partnerët tanë kryesorë në tregtinë e jashtme", shpjegoi Fullani duke nënvizuar se gjatë 3 mujorit të katërt të vitit eksportet kanë shënuar rritje me 14.3 përqind ndërsa importet janë ulur me 5 përqind, rritje këto më të ulta se vitin e kaluar duke bërë që deficit tregëtar të kapë shifrën prej 15.5 përqind.

"Kërkesa e brendshme mbetet e plogësht si pasojë e ecurisë të ngadaltë të konsumit dhe për shkak të investimeve të ulta në sektorin privat. 3 mujori i katërt i vitit është karakterizuar nga një ankorim më i mirë i normave të interesit në tregun bankar ndërsa Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare lehtësuese gjatë 3 viteve të fundit" tha Fullani. Guvernatori ka shtuar më tej se qëndrushmëria e borxhit publik do të ndihmojë në rritjen e hapësirave për kredimin në sektorin privat
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata