TIRANE- Rikonstruksioni i godinës qëndrore të Bankës së Shqipërisë është bërë tashmë objekt hetimi, ku njësia Task-Forcë pranë prokurorisë së kryeqytetit, që prej disa ditësh ka nisur verifikimet, duke parë faturat e fryra financiare, për ndërtimin e një shtese në BSH.

Nga hetimi paraprak, të disa dokumentave që janë përpiluar nga vetë zyrtarët e Bankës së Shqipërisë, tregohet se për objektin në fjalë, është shpenzuar një shifër prej 12 milion euro, përfshirë këtu dhe TVSH, fatura kap shifrën prej afro 15 milion euro.