Leku dhe valuta, ulet
sasia jashtë bankave

Leku dhe valuta, ulet<br />sasia jashtë bankave
TIRANE- Ndryshe nga viti i kaluar, kur u konstatua një nivel i lartë i parasë jashtë bankave, sidomos rreth periudhës para dhe pas zgjedhore, 2014-a ka nisur më e qetë. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajti mars 2014 niveli i parasë jashtë korporatave depozituese arriti në 193 miliardë lekë, nga 198 miliardë lekë në fund të dhjetorit, duke u tkurrur me 2.7%.
Edhe paraja total në ekonomi është ulur me 0.5% në mars 2014, në raport me fundin e vitit 2013, duke treguar për një qarkullim të ngadaltë të parasë.
Gjatë vitit 2013, paraja jashtë bankave shënoi një rritje të pazakontë, që lidhet kryesisht me periudhën para dhe pas zgjedhore, sidomos gjatë periudhës qershor gusht, kur niveli i parasë jashtë bankave arriti rekord prej 202 miliardë lekësh në fund të qershori, me një rritje prej rreth 5% në raport me fundin e 2012-s.

Ndërkohë, në tregun valutor monedha vendase ka qenë relativisht e dobës ndaj euros gjatë kësaj jave, ku ajo është këmbyer përgjatë gjithë ditëve mbi kuotën e 140 lekëve, ndërkohë që javën e kaluar zbriti nën këtë nivel. Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të premten një euro këmbehej me 140.07 lekë, nga 140.03, që ishin këto raporte të hënën. Niveli më i lartë i javës u arrit të mërkurën me 140.08 lekë. Ndërkohë, dhe dollari ka qenë relativisht i fortë në tregun vendas, duke arritur të premten në 101.06 lekë, nga 100.99 lekë,që kuotohej monedha e gjelbër të hënën, reflektim i lëvizjeve në bursat ndërkombëtare.

Në tregun vendas kërkesa për valutë vijon të mbetet e dobët, sipas aktorëve të tregut, ndryshe nga tendenca sezonale ku periudha prill-maj shoqërohet me një rritje të kërkesës për valutë, nga kompanitë e huaja që transferojnë fitimet në vendin mëmë. Ndërkohë Ministria e Financave ka hartuar një strategji për të parandaluar daljen e parave përmes metodës së transferimit të çmimit, por që ende nuk ka hyrë në fuqi.

Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët