Euro e nisi javën me një tjetër rekord negativ. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot po këmbehet me mesatarisht 93.07 lekë.
Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar rënia e monedhës evropiane është rreth 4.3%, pasi vjet në këtë periudhë një euro këmbehej me 97.2 lekë.
Gusht 2025 1€=97.23 lekë
Gusht 2026 1€=93.07 lekë
Zhvlerësimi -4.16 lekë
Sipas bankës, 1 euro po u blihet qytetarëve nga pikat e këmbimit me 92.7 lekë, ndërsa po u shitet 93.4 lekë.
Arsyeja kryesore për këtë forcim të fortë të lekut dhe dobësim të euros është oferta e lartë e euros në treg. Banka e Shqipërisë thotë se që prej vitit 2021 leku ka qenë në një trend të shpejtë forcimi ndaj euros dhe e lidh këtë me rritjen e të ardhurave nga turizmi, remitancat apo investimet e huaja direkte. Kjo është veçanërisht e dukshme në muajt e verës, kur turizmi sjell një sasi të madhe valute.

Tabela krahasimore e trendit të euros dhe lekut










Komente
Komento