'Lenini' në Dhjetor…

'Lenini' në Dhjetor…

Nuk e di përse, por futja e turmës së Sali Berishës dje në oborrin e Partisë Demokratike, përplasja mes dy grupimeve, apo eksponentëve të tyre, më përshfaqi para syve aspekte të filmit “Lenini në Tetor”. Por tashmë pas 104 vitesh, na u përshfaq “Berisha në Dhjetor”. Postkuvendi i mbledhur me “mbi 4200 firma delegatësh” në Air-Albania, dihej se do të kishte ato përfundime, dhe dihej se do të kishte si spaktakël të veçantë “marshimin” për të rimarrë zyrat, korridoret, podiumet, dhe postet e partisë.

Dje na u kujtua dhe përshfaq “Lenini në Dhjetor”, më i vendosur se kurrë, më i trimëruar se kurrë, për të rimarrë pushtetin politik. Ishte ai, Sali Berisha, njeriu më “antikomunist i Shqipërisë”, ishte ai “mbinjeriu që solli demokracinë, që zhduku komunizmin, që shpartalloi korrupsionin”, dhe kjo sipas atyre që folën dhe vazhdojnë të flasin në foltoret e tij. Në Kuvendin e madh, Sali Berisha, bëri autokritikë dhe premtoi se “do ta rikthejë partinë atje ku ishte, se do ta ribëjë atë më demokratike, dhe do të rikthejë PD në pushtet”.

Një ish-komunist si Sali Berisha, i konvertuar në “demokrat i orëve të para”, premton “luftë ndaj çdo amerikani, ambasadori dhe diplomati që e kërcënon atë me “non-grata”, një ish-komunist si ai, prezantohet më i vendosur se kurrë edhe pas 30 vitesh në politikë se “do të rizgjidhem kryetar partie dhe kryeministër i vendit”. Në cilin vend të botës mund të ndodhin këto bëma, në cilin vend të botës mund të rikthehet një ish-kryeministër i dorëhequr nga çdo funksion politik, dhe të tentojë rrëmbimin e partisë,ti shpallë luftë të hapur aleatit tonë stradegjik SHBA-së, duke mos patur asnjë fakt dhe  mundësi, dhe duke mohuar çdo arritje dhe kontribut ndaj vendit tonë.

Nuk ka asnjë hamendësim  dhe asnjë mëdyshje tjetër, nuk ka as arsyen më të vogël, të besojmë, se Sali Berisha i sotëm mund të ketë ndryshuar dhe mund të jetë demokratizuar, aq sa të arrijë të bëjë “mrekullira” të tilla. Ndaj na mbetet të besojmë, se ai po kryen aktin e tij të fundit politik, “revolucionin e Dhjetorit”. Muajt Tetor dhe Dhjetor, janë “dobësia” e Sali Berishës. Mësymja drejt “pallatit blu”, ka nisur dje, dhe pritet të rradikalizohet në ditët e ardhshme, deri në marrjen përfundimtare të pushtetit politik.

Sali Berisha nuk pret dot sa të bëhet “referendumi i tij”, nuk pret dot as vendimin e gjykatës për të ndarë “kujt i takon posti kryetarit dhe partia”, pasi ai kërkon gjithçka ta realizojë brënda Dhjetorit. I duhet posti i kryetarit, aq sa i duhet  të rimarrë selinë blu para Janarit të 2002. Kjo pasi shumë shpejt, DASH, mund të bëjë publike fakte nga akuzat ndaj ish-kryeministrit  “non-grata”, dhe kjo mund ti rëndojë situatën e krijuar prej muajsh. Por sidoqoftë, kjo situatë, mbetet edhe një sprovë e madhe për Lulzim Bashën, për ti treguar “babait tij politik”, se ai vlen,  se ai ka shumicën, se ai di të fitojë  mbi të shkuarën,  dhe se ai di  të fitojë  edhe zgjedhjet e reja… Ndryshe, në rast se i nënshtrohet “revolucionit të Dhjetorit”,  gjithçka do të mund ti kthehet në boomerang, për të mos u ringritur  më kurrë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani