Lenjani surpriza ‘Gjelave’, Hysaj: Me
Francën si kualifikuese, jo miqësore

Lenjani surpriza ‘Gjelave’, Hysaj: Me<br />Francën si kualifikuese, jo miqësore
Ermir Lenjani dhe Elseid Hysaj nuk e shikojnë ndeshjen me Francën si një miqësore, por shprehen se do të futen në fushë  për të fituar. Mbrojtësi i Empolit në konferencën për shtyp para ndeshjes deklaron se “Presim një ndeshje të fortë përballë francezëve, ne do të hyjmë në fushë sikur të jetë një sfidë kualifikuese dhe jo miqësore.

Shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv. Besoj se mungesat nuk përbëjnë problem, pasi cilido që luan do të japë maksimumin” shprehet shkodrani. Përsa i përket të ardhmes te Empoli, mbrojtësi nuk jep shumë detaje, por le të hapur largimin kur shprehet se kalimi i trajnerit Sarri te Napoli ka rritur mundësitë që ta ndjekë.

“Napoli më ka kërkuar edhe vjet dhe tani që mori Sarrin do kisha kënaqësi të punoja sërish me të”. Nga kampi kuqezi ka dalë në konferencë edhe Ermir Lenjani, një nga heronjtë e fitores ndaj Armenisë në Elbasan në Mars. Kosovari thekson se “ do ta japim maksimumin në fushë dhe se është motivim i madh kur luan përballë Francës. Unë kam thënë francezëve se atmosfera në Elbasan do iu habisë”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën