Tekniku i njohur dhe mjaft impulsiv i Celtic, Neil Lennon synon të fitojë Ligën e Kampionëve si trajner, dhe beson se mund ta arrijë këtë me skuadrën e tij skoceze Celtic. Lennon, javën e kaluar fitoi titullin e tij të parë në Premierligën skoceze, si menaxher i Celtic dhe shpreson të bëjë hapin e madh të mëtutjeshëm duke dalë në krye të futbollit kontinental të klubeve.

“Ambicia ime është të fitojë Ligën e Kampionëve. Këtu, me këtë klub, kjo është ambicia ime. Kurrë nuk jam paraqitur në atë nivel si futbollist, por synoj të arrij atje si trajner”, deklaroi Lennon për The Guardian.(rb/shqiptarja.com)