Këngëtarja Leona Lewis, e cila shpeshherë është kritikuar nga profesionistët e modës për veshjen e saj këtë herë ka arritur të marë shumë komplimentan për paraqitjen elegante.

Bukuroshja 27 vjeçare ka marrë pjesë në mbrëmjen madhështore të inaugurimit të hoteli më të lartë në botë JW Marriott Marquis Hotel, i cili ndodhet në Dubai.

leona lewis

E veshur me një fustan të zi të gjatë, i cili ka nxjerrë në pah linjat e saj të bukura ish fituesja e “X-Factor” është dukur sharmante dhe tërheqëse.

Leona ka qenë e shoqëruar nga stilistja e njohur amerikane Donna Karan, si dhe nga emra të tjerë të ekranit dhe biznesit.

leona lewis

Kjo mbrëmje gala mblodhi 1200 të ftuar specialë dhe hoteli ka thyer Rekordin Gines, duke u cilësuar si më i larti në botë.

(b.t/shqiptarja.com)