Leonardo DiCaprio në
rolin e Steve Jobs?

Leonardo DiCaprio në<br />rolin e Steve Jobs?
Leonardo DiCaprio është një prej aktorëve më të famshëm dhe më të pëlqyer të Holivudit.

Prandaj nuk është çudi që mund të interpretojë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Jobs, në një film të ri biografik.

Nëse do të arrijë të bëjë një marrëveshje, aktori 39-vjeçar do të bashkohet sërish me regjisorin Danny Boyle, me të cilin ka punuar për filmin ‘The Beach’ në vitin 2000.

leonardo di caprio

Sipas ‘The Holyëood Reporter’, skenari i filmit të ri biografik mbi Steve Jobs është shkruar nga fituesi i çmimit Oscar, Aaron Sorkin, i cili është bazuar në biografinë e Walter Isaacson.

Filmi i ri mbi Jobs vjen pak kohë pas atij që kishte si protagonist aktorin Ashton Kutcher. ‘Jobs’ u lançua vitin e kaluar dhe ishte një dështim total në “box-office”.

(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit