Shqipëria vazhdon që të prodhojë shumë futbollistë të talentuar edhe pse është një nga vendet që akoma nuk e ka kaluar periudhën e tranzicionit dhe problemet për t’u evidentuar janë shumë të mëdha, por kjo nuk i ka penguar ata që të promovohen më së miri jashtë vendit.
Pas shumë rasteve të anonçuara nëpër botë për shqiptarë të talentuar, ditët e fundit në mediat greke po flitet për një tjetër emër shqiptar që shumë shpejt mund të kthehet në kryefjalën e ekipit kombëtar. Bëhet fjalë për sulmuesin e ri që po ecën me hapa të shpejtë drejt suksesit, Leonardo Prenja.

Sulmuesi shqiptar nga qyteti i vogël i Librazhdit luan me ekipin e moshave të Platamonës. Prej disa vitesh i shpërngulur nga Shqipëria në Greqi me familjen, Leonardo ka arritur mjaft mirë që të përshtatet me ambjentin ku jeton dhe fushën e blertë.
Prenja për edicionin që sapo lamë pas është shpallur nga akademia e futbollit të Platamonës si futbollisti më i mirë duke marrë edhe trofeun e ‘Këpucës së Artë’. Me golat e tij shqiptari e ndihmoi ekipin që të spikaste me lojën e bukur, triblimet e sakta duke krijuar idenë se shumë shpejt mund të jetë afër idhullit të tij, Lionel Messi përsa i përket talentit që zotëron.

Familja e talentit shqiptar, deklaron se për Leonardon janë interesuar edhe ekipet e moshave të kryqytetit grek, ndërkohë që Planatmona kërkon ta mbajë sa më gjatë talentin që nxori nga gjiri i saj. Ëndrra e vetë futbollistit është që të luaj me kombëtaren shqiptare në të ardhmen, ndërsa idhulli shqiptar është Alban Bushi.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com