Me 190 vota pro është zgjedhur kryetari i ri i OMONIA-s, Leonidha Papa. Kandidat për postin e kryetarit të organizatës së minoritetit grek ishte edhe Vasil Kajo, i cili ka marrë 170 vota.
Të pranishëm në këtë forum zgjedhor të mbajtur në Sarandë, krahas krerëve të lartë të OMONIA-s, ka qenë nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule njëkohësisht kryetar i PBDNJ, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Nikolaos Kotrakoi, ambasadori grek në Tiranë Leonidhas Rokanas dhe ish-kreu OMONIA-s Vasil Bollano.
Votimi ka zgjatur 8 orë dhe Leonidha Papa fitoi në raundin e dytë. Kreu i ri ka falenderuar zgjedhësit duke thënë se për të tani nis puna më e vështirë. Në procesin e votimit, i cili nisi në orën 10:00 të së dielës, në 24 vjetorin e themelimit të kësaj organizate kanë votuar 360 votues nga të gjitha komunat minoritare, por edhe nga minoritarë të ardhur nga Greqia.
Ish-kreu Bollano edhe ambasadori Rokanas, theksuan nevojën e vazhdimësisë së rrugës së deritanishme të OMONIA-s, si dhe ngritjen në një shkallë më të lartë të veprimtarisë së saj, për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në jug të Shqipërisë.
Zgjedhjet për kreun e ri kanë filluar në muajin dhjetor, pas dorëheqjes së Vasil Bollanos i cili e ka mbajtur këtë post për 2 mandate radhazi. Në zgjedhjet e dhjetorit kandidatet ishin Leonidha Papa, Vasil Kajo dhe Alqi Puli. Në këto zgjedhje Papa mori 152 vota, Kajo 148 vota, ndërsa Puli 70 vota. në Balotazh Leonidha Papa mesa duket ka fituar edhe mbështetësit e Alqi Pulit duke fituar 190 vota.
Kreu i ri i OMONIA-s, 41-vjeçari Leonidha Papa është me profesion inxhinier ndërtimi dhe ai konsiderohet si një nga politikanët e rinj premtues të minoritetit etnik grek në Shqipëri.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45