Prezantimi i festivalit këtë vit i ishte besuar dyshes Avni Qahili dhe Klea Huta. Sa I përket çmimeve të tjera shumë artistë u ngjitën në skenë për të rrëmbyer trofetë duke përmendur këtu: Big Mamën me 2 çmime, Adrian Gaxha me 2 çmime dhe artistë me nga një çmim si: Vesa Luma, Orgesa Zaimi, Neki Emra, Offchestra, Albatrit Muçiqi, Redon Makashi etj.
Nata finale e këtij edicioni ishte parashikuar të mbahej me datë 1 qershor në Çarshinë e Vjetër në Shkup por për shkak të motit të keq, ceremonia e ndarjes së çmimeve është shtyrë për një ditë më pas. Të pranishmit kanë sfiluar në tapëtin e kuq duke treguar edhe elegancën e veshjeve të tyre.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)