Një lepur ka hutuar mjekët pasi kishte lindur me një lloj qimeje që shfaqet vetëm tek qentë. Lepuri gjashtë javësh ka qime në kokë dhe në këmbë, kurse në pjesët e tjera të trupit pothuajse nuk ka fare.

Kjo ndodh për shkak se lepuri vuan nga një çrregullim i hipofizës, që shkakton rënien e qimeve nga trupi, me përjashtim në pjesën e kokës dhe të këmbëve. Veterineri që shqyrtoi rastin e këtij lepuri tha se deri më sot nuk kishte parë asgjë të tillë.

“Në fillim u shqetësova se ndoshta ai nuk ishte i ushqyer ashtu si duhet, por jo. Ai ishte gjallë dhe vetëm se dukej pak më ndryshe nga lepujt e tjerë”, tha veterineri. Pasi i’u bënë të gjitha kontrollet, lepuri ishte në gjendje të shëndetshme.
lepur

Pronari i lepurit, një djalosh 10 – vjeçar tha se e dashuron atë, sepse është shumë miqësor. Lepuri “tullac” tashmë është bërë i famshëm dhe të gjithë dëshirojnë të bëjnë foto me të.   
lepur


(v.gj/shqiptarja.com)