L'Equipe plas 'bombën'/ 'Messi nuk e do Griezman', në Spanjë e mohojnë

L'Equipe plas 'bombën'/ 'Messi nuk e do Griezman', në Spanjë e mohojnë

Te Barcelona nuk po gjejnë qetësi. Pak ditë pas përplasjes publike mes Messi-t dhe drejtorit sportive Abidal, ‘L’Equipe’ në Francë ka publikuar një artikull që ka tubulluar mjaft ujrat në Katalonjë. Raportohet se Griezmann, futbollisti që u ble nga Barcelona për 134 mln euro, është ankuar për mikëpritjen që i kanë bërë shokët e rinj të skuadrës.

Nga francezi pritej që të bëhej diferenca, por në gjashtë muajt e parë ka hasur shumë vështirësi, duke mos arritur të demostrojë talentin e tij. ‘L’Equipe’ pretendon se Griezmann ka deklaruar se ‘te Barcelona kanë zhelozi ndaj tij, konkretisht kapiteni Lionel Messi. Arsyeja është se Grizmann ka arritur të fitojë Botërorin. Një tjetër arsye është edhe fakti që francezi u kërkua me ngulm në verën e vitit 2018, por në atë kohë ai rinovoi me Atletico-n, diçka e cila nuk është kapërdirë nga lojtarët me ndikim te Barcelona’.

Më tej thuhet se edhe gruaja e Griezmann, Erika, është ankuar duke thënë se bashkshortet e futbollistëve te Barcelona janë shumë të ftohta dhe nuk e mbajnë afër.

Ky artikull ‘bomb’ ka ngritur shumë diskutime, por nga Spanja, konkretisht nga gazeta ‘sport’ që është pranë Barcelonës, është hedhur poshtë. Në të thuhet se këto fjalë nuk kanë dalë kurrë nga goja e Griezmann. Gazetari Miki Soria shkruan ‘se asgjë nuk mund të jetë më larg realitet se këto fjalë’.

Përsa i përket Barcelonës klubi katalanas mësoi të mërkurën një lajm aspak pozitiv. Ousmane Dembele i operuar në Finlandë pas dëmtimit të fundit do të mungojë për gjashtë muaj. Sulmuesi shihej si shpëtimtari skuadrës për sezonin në vijim, por tani ka vënë seriozisht në pikëpyetje edhe pjesmarrjen në Europian.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës