Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka vijuar replikat në distancë me ligjvënësin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, lidhur me protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec.
Bideo i është përgjigjur me ironi një videoje-mesazhi të deputetit Muçi, i cili u drejtohej kolegëve socialistë, duke thënë se mbajtja e kolltukut në Parlament nuk ia vlen më për ta.
Në një koment poshtë videos në fjalë, Bido i kujton Muçit se as “zaptimi prej tij i oborrit të shkollës ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër” apo protesta për zonat e mbrojtura, nuk ia vlejnë, pasi sipas tij vetë Muçi ka aksione si ndërtues në Arameras.
“Nuk ia vlen. As zaptimi i oborrit të shkollës Koto Hoxhi në Gjirokastër nuk ia vlen. As protestat për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione nuk ia vlen. As heshtja për çështjen çame kur je pasardhës vorioepirotistësh me kombësi greke nuk ia vlen. Ndaj, @redmuci kolltukun lere, se nuk ia vlen”, shkruan Bido.
Komente







