Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish thirrjen për t’u bërë bashkë në zgjedhjet e 11 Majit për të bërë të mundur anëtarësimin e vendit në BE. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se qytetarët duhet të lënë pas bindjet partiake, por të mendojnë se rruga drejt unionit evropian shkon përtej të majtës e të djathtës.
Rama thotë se me votën për të dhe PS, do të mbështetet skuadra kombëtare e negociatave.
Xh.D/Shqiptarja.com“VOTO 5. Dil nga llogorja partiake, lëre fanellën me logon e Kënetës apo moçalishteve të vogla rreth saj, bëhu bashkë me shumicën e popullit më 11 maj, e me votën për mua e PS, mbështete edhe ti skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe fute mirë në kokë, Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës”, shkruan kryeministri.
![]()
Komente

