Krisja e koalicionit të mazhorancës duket se po bëhet gjithnjë dhe më evidente. Kjo u vu re dje edhe në mbajtjen e Konventës së punësimit, ku mes aleatëve të pranishëm, mungonte një prej zërave kritik që kërkon bashkëpunim në koalcionin e djathtë, Nikollë Lesi.
Në një prononcim për Shqiptarja.com, kreu i LDK duke shpjeguar mungesën e tij tha se ajo që duhet të kishte bërë më parë Berisha, ishte pikërisht fetsa e munguar për diskutimet rreth bashkëpunimeve në koalicionin e djathtë.
“Më parë se të na ftojë në Konventë ta ftojë LDK dhe partitë e tjera sesi mund të bashkëpunohet, nëse jemi dakord për mënyrën e koalicionit, Nuk jam për të mbushur radhën e karrigeve në Pallatin e Kongreseve", shprehet Lesi.
Ndonëse dy ditë më parë Lesi theksoi se ai e kishte marrë ftesën për të qenë i pranishëm në Konventë, ai i lë afat PD deri në 5 prill për mbledhjen e tryezës me aleatët, në të kundërt ai paralajmëron me largimin e tij nga koalicioni i djathtë.
Ndërkohë që dje nga aleatët e këtij koalicioni nuk munguan dhe aleati kryesor, LSI, që ishte përfaqësuar me nënkryetarin e saj, Petrit Vasilin. Të pranishëm në këtë konventë ishin dhe kreu i Lëvizjes për Legalitet Ekrem Spahia, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ai i Ballit Kombëtar Demokrat Artur Roshi, kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova, Kreu i Demokristianëve Nard Ndoka.
Ndërkohë që në këtë konventë ka munguar dhe aleati tjetër i PD Shpëtim Idirizi, i cili mësohet se ka pasur angazhime me të rinjtë e qytetit të Vlorës për programin politik të partisë që drejton.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com