Leskaj: Prania e opozitës në parlament i shërben reformave të qëndrueshme
- Shprehet kryetarja e Delegacionit Shqiptar në KiE, në fjalën e mbajtur Asamblenë Parlamentare - TIRANË, 3 Tetor/ATSH/.- Kryetarja e Delegacionit Shqiptar në Këshillin e Europës (KiE), Valentina Leskaj, në fjalën e mbajtur të enjten në mbrëmje në debatin që po zhvillohet në Asamblenë Parlamentare për Raportin për Shqipërinë, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare në […]
Kryetarja e Delegacionit Shqiptar në Këshillin e Europës (KiE), Valentina Leskaj, në fjalën e mbajtur të enjten në mbrëmje në debatin që po zhvillohet në Asamblenë Parlamentare për Raportin për Shqipërinë, shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare në procesin e avancimit të reformave dhe sidomos në zbatimin e tyre.
Në fjalën e saj, kryetarja e Delegacionit Shqiptar tha se pas zgjedhjeve të vitit 2013, funksionimi i parlamentit është përmirësuar dukshëm duke pasur një qasje gjithëpërfshirëse dhe transparente, ndërkohë që qeveria aktuale ka nisur disa reforma themelore, të cilat janë prioritete kombëtare, si reforma territoriale, reforma në gjyqësor, si dhe reformat antikorrupsion.
Leskaj në fjalën e saj theksoi se bojkoti i opozitës në parlament nuk mund të jetë një zgjidhje, për vendin. "Ne jemi të hapur që të diskutojmë në Parlament për çdo zgjidhje, ndërsa kemi dënuar dhe jemi distancuar nga çdo lloj forme dhune, qoftë verbale apo fizike. Ne nuk e kërkojmë opozitën për votat e saj, por e kërkojmë që reformat të jenë të qëndrueshme dhe që të gjithë shqiptarët të kenë përfaqësuesit e tyre në parlament", theksoi deputetja Leskaj në fjalën e mbajtur para Asamblesë Parlamentare të KiE-së.
Duke u ndalur tek lufta kundër korrupsionit, deputetja Leskaj vuri në dukje se janë ndërmarrë hapa pozitivë të cilët janë përmendur në disa raporte ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria po përforcon kuadrin ligjor dhe institucional kundër këtij fenomeni. Në këtë drejtim, tha ajo, është caktuar koordinatori kombëtar kundër korrupsionit, si dhe janë vendosur pika kyçe koordinimi; është përforcuar kooperimi midis institucioneve ligjzbatuese, ndërsa janë shtuar në masën 54 për qind rastet e akteve korruptive të raportuara në prokurori.
Sa i përket Gjyqësorit, vijoi Leskaj Shqipëria ka treguar se i është përmbajtur zotimit të saj për të reformuar këtë sistem, veçanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionializmin e sistemit.
ATSH
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24