LESKOVIK - Të paktën 50 vogëlushë të kopshtit në Leskovik çdo ditë argëtohen e mësojnë mes lagështirës ndërsa përballen me rrezikun e shembjes së ndërtesës ku ata kalojnë disa orë të ditës. Ambienti ku ata qëndrojnë reflekton jo vetëm lagështinë por edhe probleme të tjera.
Teksa hyn brenda të bie në sy se tualetet janë jashtë çdo kushti higjeno-sanitar, telat e zhveshura të energjisë elektrike dëshmojnë se nuk është ndërhyrë prej kohësh.
Kontradikta më e madhe është se për këta vogëlushë është ndërtuar një kopësht i ri por godina mbahet peng pasi projekti i saj është bërë me një tualet që konsiderohet i pa mjaftueshëm për 50 fëmijë.
Drejtori i shkollës që ka nën varësi kopshtin pohon gjendjen alarmante dhe apelon që fëmjët të largohen urgjentisht pasi shumë prej tyre kanë pasur probleme shëndetësore
"Vërtet kushtet në kopshtin e Leskovikut janë shumë të vështira, lagështira e ambientitit, banjat, gjithçka është jashtë të qënit Kopsht për fëmijë. Ky shqetësim është ngritur dhe në këshillin bashkiak ku atje kanë diskutuar dhe të gjithë këshilltarët kanë rënë dakord që kopshti do ikë nga vendi ekzistues që është." shprehet Drejtori Vasil Nikollo
Ndërkaq edhe pediatri pohon se ky është një rrezik për shëndetin e vogëlusheve dhe u shkakton atyre probleme të parikthyeshme.
"Lagështira e tepërt gjithënjë është problematike për rrugët respiratore tek fëmijët dhe konkretisht në kopsht, i cili frekuentohet mjaft predomonojnë shumë problemet respiratore si bronshitet, brokpreumonit." deklaron pediatri Frederik Shehu
Mendohet se ky ambjent duhet të ishte i dashur për vogëlushët më i madhi prej të cilëve është 5 vjeç, të ishte vendi ku argëtoheshin e mësonin por për ta është i vështirë qëndrimi këtu.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO