LESKOVIK - Qyteti prej 2000 banorësh, ai i Leskovikut, prej kohësh jeton në terr. Edhe pse ështe një ndër qytetet model përsa i përket likuidimit të faturave të energjisë elektrike, rrjeti elektrik i Leskovikut është lënë në mëshirë të fatit. Amortizimi i nënstacionit ka bërë që shpesh qyteti dhe rrethinat e tij të mbulohen nga terri.

Moti i keq, por edhe defekte të ndryshme bëjnë që banorët ti rikthehen jetesës si në mesjetë duke bërë që jo vetëm për orë, por edhe ditë të tëra të bashkëjetojnë me errësirën. Ata pohojnë se ndërprejet orar pa orar iu kanë shkaktuar jo pak kosto pasi në të shumtën e rasteve pajisjet elektroshtepiake kanë dalë jashtë funksionit.

Janë të paktën 4000 banorë në rrethin e Leskovikut të cilët pavarësisht nivelit të jetesës të cilët rezultojnë pagues të rregullt të faturave të energjisë, por kjo nuk ka mjaftuar për t’iu kthyer energjinë elektrike.
 
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)