Jam Jorgo Anagnosti ,babai i Kostandina Anagnostit ,vajzës 16 vjeçare që humbi jetën në mënyrë misterioze më datë 15 Nëntor 2014 rrugës nga Saranda në Janinë në fshatin Metoq që është vetëm 3.5km larg qytetit deklaron shoferi Spyro Papai që siç është e njohur në deklaratat e dosjes penale është bashkëjetuesi i nënës së vajzës time, por e vërteta është se vajza ka humbur jetën në klinikë gjinekologjike. Prokurori i çështjes që sot ka marrë transferim në qytet tjetër manipuloi këtë dosje duke mbuluar të vërtetën e vajzës time. Unë si prind u detyrova të mbyll takim me Prokurorin e Përgjithshëm Z.Adriatik LLalla,i cili ngarkoi këtë dosje Z.Adnand XHoli ,i cili me siguroi për zbardhjen e kësaj çështje dhe përgjigjen e kërkesave të mia më datë 9 Janar 2015, por heshtja dhe manipulimet nga prokuroria e Sarandës vazhdonte derisa më datë 24 Shkurt u drejtova për herë të dytë tek Z.Xholi ,duke i dorëzuar një numër. fotografish që vajza ime është e dhunuar në qafë dhe që ato shenja shoqërohen nga procesverbal i mjekut të Sarandës dhe OPGJ, por që kurrë prokuroria Sarandës nuk u shqetësua të kërkojë arsyen. Siç është e qartë policia e Sarandës nuk u shqetësua kurrë të ndalojë këtë shofer si kaloi kufirin i pa shqetësuar vetëm me një vajzë 16 vjeç pa shoqërim prej nënës së saj ose një prokure prej saj. U gjendën pranga metalike ,materia bimor mbështjell me letër alumini ,medikamente të ndryshme, një numër telefonash dhe plot sende të tjera të paidentifikuara që shoqërohen me tabelë fotografike .Përkundrazi ky qytetar S.Papa ha dhe pi me këto OPGJ që ka dhënë deklarata. Njëkohësisht dua të bëj të qartë që më datë 25 Shkurt një ditë pas takimit tim në Tiranë me Z.Xholi në prani të avokatit tim në Sarandë  jam takuar me Kryeprokurorin e rrethit ku i kemi bërë të qartë lojën qesharake të ish-prokurorit të çështjes në prani të avokatit tim, i cili komunikon në telefon me një person të paidentifikuar për të manipuluar përgjigjen, duke vënë me zë të hapur telefonin dhe dikush përgjigjet në pyetjen që i bëri që hemorragjia në mitër ka qenë shkak i ciklit femëror, pra vajza ishte në cikël (perioda). Fakt ky që nuk është i vërtetë qoftë nga mjeku ligjor qoftë dhe nga vërtetimi i gjendjes së vajtur në spital e vdekur. Njëkohësisht pas 3 muaj e gjysmë Spyro Papai thërritet në prokurori më datë 25 shkurt dhe ndryshon deklaratën  që bie në kundërshtim me të parën, pasi të gjithë e dimë që është bërë publike, përse vallë? Përse pikërisht kur në kanalin e top channel në emisionin e pasdites ku bëra të qartë që vajza ime ka humbur jetën në një abort ilegal dhe kliniken ku e ka bërë ai direkt ndërroi deklaratën i pa shqetësuar që të humbi gjurmët. Dua te shpreh që ish-bashkëshortja ime, nëna e vajzës përse një muaj më parë datë 26 janar kërkon në zyrat e prokurorisë të ndalohem si baba të veproj dhe të kërkoj të zbardhet e vërteta, vallë kjo nënë fle e qetë duke mbuluar krimin mbi vajzën e saj ,nuk shqetësohet nga shenjat e dhunës mbi vajzën, nuk habitet ku e kishte vajzën për tre orë të tëra ai shofer që ia kishte besuar duke ditur largësinë që nuk justifikohet. Përkundrazi shprehet që s’ka asnjë dyshim dhe s’ka dorë në vdekjen e vajzës sime ky person? Jo unë them ajo nënë di dhe mbulon gjithçka. Përse prokuroria rrethit Sarandë godet për tre muaj rresht mjekun ligjor në Tiranë mjekun E.SH. një mjek tepër i aftë dhe tepër i sinqertë, ku sipas komunikimit të fundit më të para 5 ditësh u shpreh që është një qytetar i lire me gojë të lirë dhe që s’ka frikë të japë llogari para drejtësisë ligjore pasi ka prova dhe fakte që kurrë prokuroria e Sarandës donin të dilnin në dritë, i cili ka kryer autopsinë e vajzës time, i cili ka parë qartë çdo organ të saj me imtësi dhe që shprehet qartë që vdekja nuk është natyrale dhe që nga mitra mungonte fruti, gjë që për të ka qenë i sigurte ka bërë një analizë më imtësore në murin e mitrës por nuk i është kërkuar nga prokuroria Sarandes por që vetë mjeku i ka mbajtur fakte dhe prova për t’u përballur me drejtësinë. Përse përjashtohet ky mjek nga akti i ekspertizës ,sepse e vërteta e tij shkatërron manipulimet e prokurorisë së Sarandës, përse kërkesa ime si prind ka vajtur pas takimit tim në Tiranë me Z.Xholi për herë të dytë,pasi në asnjë nga dy kërkesat e para nga prokuroria Sarandë nuk u kërkua mjekut përgjigjja nëse vajza ishte nënshtruar një aborti. Si mund të nxjerr të vërtetën një mjek i dytë ligjor i cili në takim me të ai shpreh që unë se kam parë kufomën dhe vetëm analizat istologjike kish studiuar, pasi i dorëzova një numër fotografish ku vajza është e dhunuar pas qafe, ai tha se do bllokojë aktin pasi nuk ishte në dijeni për këto të dhëna. Njëkohësisht si mund të besoj aktin ligjor nga një mjek ligjor i cili jam vënë në dijeni që ka bërë dhe manipulime të tjera duke fshehur të vërtetën. Dua si prind të bëj thirrje Prokurorisë së Sarandës të marrë seriozisht këtë çështje dhe të ndalojnë manipulimet pasi unë si prind jam në dijeni dhe të mjekut (mjekes) gjë që ai e di mirë pasi ja kam shprehur dhe ti japin fund lojërave pasi s’do pushoj asnjë çast gjer sa të zbardhet e vërteta, do drejtohem sërish tek Z.Adriatik LLalla i cili më hapi një derë të madhe me sinqeritetin dhe ngrohtësinë më të madhe dhe më siguroi zbardhjen e kësaj dosje penale që ishte mbyllur pa u hetuar fare, gjë që e vërteton fakti që dosja penale ka ardhur në duart e mia si prind. Si baba do arrij gjer tek Presidenti i Shqipërisë të cilin e kam vënë në dijeni nëpërmjet një SMS.
 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)