Prokuroria kërkon nga drejtësia italiane kartelën gjyqësore të pilotit Italian Giorgo Riformato dhe komunikimet me kullën e aeroportit të Brindizit ditën kur është larguar nga Italia.

Pas letërporosisë se dërguar, pritet që drejtësia italiane të saktësojë nëse piloti Italian Riformato ka qenë i dënuar në Itali për ndonjë vepër penale. Gjatë marrjes në pyetje, vetë i pandehuri e ka mohuar një gjë të tillë.

Por, referuar informacioneve paraprake të ardhur nga pala italiane, burimet nga prokuroria thonë se Riformato është dënuar me pare në Itali për mashtrim dhe ka probleme me licencën e pilotit.

Gjithashtu, hetuesit thonë se është kërkuar nga drejtësia italiane edhe komunikimi i pilotit Riformato me kullën e kontrollit të aeroportit të Brindizit me datë 5 maj, ditën e nisjes për në Korfuz, ku qendroi 3 dite deri ne mberritjen ne Rinas me 8 maj. Me ardhjen e këtyre informacioneve zyrtare, prokurorët thonë se dosja ndaj tij do të përfundoje në gjyq.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)