I Madhi Kadare !
Pa i rene rrotull fjales e qe te mos lodh lexuesin , edhe Ju , me lejoni t’ju drejtohem hapur: Duhet te pranoni kandidaturen e Presidentit te Republikes ! Nuk mundet qe Ju, ne kete katrahure politike, ku vendi eshte shume prane statusit kandidat per ne Bashkimin Europian, te refuzoni apo te rrini duke e vrojtuar nga larg zjarrin qe po vjen, zjarr qe do te djeg edhe per disa vite enderrat e shqiptareve, per ato enderra e per ate shpirt per te cilin ju keni shkruar e derdhur ne art, art per te cilin , cdo shqiptar, krenohet kur permend emrin tend , ISMAIL KADARE. Nuk mundet te heshtni apo te refuzoni , nuk mund te pini kafen e mengjezit i qete apo te te shkruani ndonje veper te madhe, edhe keto dite, kur me sa shikojme te gjithe po turremi me vrap drejt gremines se nuk kemi emer apo se nuk duam te merremi vesh per emrin e numrit Nje te Shtetit Shqiptar. Si mund te flini i qete, nese flini, kur edhe ne rrugen tende ku banon, do te degjosh brima sherri apo do te kaloni pa e vrare mendjen per politiken duke menduar skicen e nje libri te ri brilant, sic dini vetem ju te shkruani ? Nuk mundet te rrini menjane, ndonese Ju mund te thoni, sic keni thene se jeni larg politikes dhe i perkisni botes se letrave, kultures se kombit . Si mund te rrini e te refuzoni per President i gjithe shqiptareve, ku nuk ka shqiptar, i cili ndjehet me europian e me njeri, kur thote emrin tend, aq me teper kur je jashte ne Perendim. Emigrantet, atyre iu shkelqejne syte e ndjehen britnatike, amerikane, francese , gjermane, italiane e spanjolle ne sensin e kultures e dinjitetit, pasi jeni edhe Ju qe na keni lartesuar. Natyrisht qe Ju keni dale nga ne, nga ky vend qe po perpiqet, perdite e nga pak, te lartesoje vetveten; porse a mund ta vini ne pune imagjinaten tuaj shekspiriane nese pranoni kandidaturen e Presidentit te Republikes. Provojeni njehere sikur jeni President, bisedo me vetveten dhe me ndergjegjen tende shqiptare, te perzier me ate franceze. Nuk ka njeri qe nuk perulet para jush, jo ne sensin e servilizmit, por te respektit per Institucionin e larte te Presidentit te Republikes.Cdo njeri, cdo politikan nuk ka nga te shkoje e do te dridhet ne sensin e Shtetit kur do te mendoje se do te trokase ne zyren e Kryetarit te Shtetit, aty ku mund te jeni Ju. Ky do te ishte shans i madh per ne, shqiptaret, por edhe per Ju, i dashur, i Madhi Kadare . Nese per cdo emer, sado te mire qe mund te gjendet ne politike, porse politika do ta haje e do ta masakroje, tek Ju nuk mundet te perdoret kosa e masakres se perditshme politike. Ju i sherbeni Shtetit, shqiptareve e jo politikes se konflikteve apo pazareve te kulisave qe jane bere mode vitet e fundit. Ju mund te thoni se jam mire keshtu, i nderuar e i respektuar e perse te behem “shoshe” nga “plumbat” e politikes ?! Epo , nese ndodh kjo, qe edhe mund te ndodhe, atehere ajo politike apo ai politikan qe do te ngre doren e sulmit ndaj Jush ka prere bileten e pensionit ose edhe me keq, ate te merise popullore.
I dashur Kadare !
Ju mund te thoni se po fluturoni ne boten e hamendjeve , pasi, edhe nese une dua, ende nuk kam propozim public nga ata qe kane te drejte te me propozojne. Gaboheni ose gjeni menyren per te gabuar, duke mos pranuar ! Edhe ata qe mundet te mos duan brenda vetvetes jane te detyruar te vijne tek Ju, pasi kane pas vetes qindra e mijera shqiptare, te cilet , neser jane vota. Dhe cdo vote eshte nje njeri, nje njeri qe Ju nuk lejoni qe vota t’i vidhet , qe vota te merret e te keqperdohet nga pushteti. Ne fund te fundit Ju duhet ta jepni nje mesazh, per ne, shqiptaret, se jeni gati te sakrifikoni dicka nga jeta juaj duke u vene ne Krye. Dikush mund te te kete thene se eshte nje stermundim, porse nga stermundimi, nganjehere, mund te dalin veprat e medha edhe ne fushen e letrave, i dashur Kadare. Nese e pranoni, do ti benit nje te mire jo vetem popullit e vendit, por edhe krejt politikes. Politika do te behej me elokuente e me njerezore. E detyruar, porse do te behej ne pak vite, e tille, sic ju thashe, pasi nuk mund te thuhet neser nga asnje politikan asnje fjale kunder Presidentit Kadare. Se te gjithe e dine mire se kur flet Kadare nuk ka folur interesi personal apo klanor, por ka folur Kryetari i Shtetit . Ne te vertete kane folur edhe ndonje President ne keto 21 vite, me shpirt e me ndergjegje shtetari, porse ose eshte akuzuar ose nuk eshte besuar deri ne fund me hamendjen se “per ke po luan”. Ndersa per Ju nuk mundet te kete hamendje te tilla diversive. Se Ju i perkisni tjeter tjeter Bote, asaj te drejtesise, te shpirtit te madh, ose me sakte atje ku duam te gjithe te jemi , ne nje bote me te drejte. Dikush mund te thote se jane tone letrare apo hiperbolike keto qe une po perdor. Mundet, porse a nuk kemi te drejte te kerkojme me shume e per me mire ? Ndaj Ju, i Madhi Kadare, duhet te pranoni ose edhe vetofroheni per President se i beni nder Shqiperise, por edhe vetes Tuaj. Fjala vetofrim mund te kete marre nje konatacion te keq gjate ketyre muajve qekur u vetofrua nje njeri me emrin Fatos Nano, porse harrojeni ate, sic edhe e kemi harruar te gjithe. Nganjehere del nje ambassador dhe ia lakon emrin dhe ben gabimin me te madh diplomatik, pasi zoti Nano, dikur e ne njekohe, akuzohej nga ata qe sot edhe mund ta propozojne si “ njeri qe korrupton cdo njeri e cdo ambassador”. Dikur !
I dashur Kadare !
Une jam njeri i lire ne kete vend te bukur, por herepashere te rremujshem, rremuje qe vjen vetem nga politika. Ndaj politika ka nevoje, si dhe vete shqiptaret, te kene, me ne fund nje Njeri me vlera boterore, sic jeni Ju.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com