LETER PUBLIKE/ Familja Haklaj i shkruan Yuri Kim: Me Ju, deri sa edhe vrasësi i fundit i juaj të dalë para drejtësisë!

LETER PUBLIKE/ Familja Haklaj i shkruan Yuri Kim: Me Ju, deri sa edhe vrasësi i fundit i juaj të dalë para drejtësisë!

Familja Haklaj

Kulla e Haklajve u braktis përfundimisht në fund të vitit 2006. Plaku i kësaj dere Muharremi, dhe djali i vetëm i mbetur gjallë Hamdiu nuk janë parë më në ato anë. E gjithë familja, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik.

Familja Muharrem Haklaj, i ka dërguar një letër ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ata shprehin mbështetje dhe ndajnë shqetësimin për Reformën në Drejtësi.

Për familjen Haklaj, ka një komplot nga ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me klikën e tij që po hiqen si viktima.

LETRA E PLOTË

E Nderuar Zonja Ambasadore.

Masakrat e politikës 30 vjecare na përkujtojnë sa shtrenjtë i ka kushtuar popullit shqiptarë ” demokracia”.

Besojmë në standartet dhe vlerat e SHBA dhe Persidentit Biden që ju përfaqsoni në Shqipëri. Ndajmë me ju shqetesimin për Reformen në Drejtesi. Ku ka një komplot nga ishkomunisti Sali Berisha sëbashku me kliken e tijë që hiqen gjoja si viktima.

Ne si shtresa e interesuar e vendosjes se shtetit ligjor në vendin tonë pas 30 vitesh tranzicion, kalimi nga shtet diktatorial në shtet fashist, kriminal të korruptuar te Sali Berishes. që dhe hiqet e përdridhet sikur gjoja është shpëtimtari i vendit, ku në të vërtetë qendron komplete e kunderta.

Duke ju referuar thënjes tuaj.

“Drejtësi për të gjithë”.

Ju theksoni: “Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të siguruar që sistemi gjyqësor shqiptar të jetë tërësisht i plotësuar dhe funksional. Duam atë që do populli shqiptar: që njerëzit që janë në karrigen e gjykatësit ose që përfaqësojnë prokurorinë të jenë gra dhe burra me integritet dhe mirëbesim, dhe që i shërbejnë popullit dhe i shërbejnë shtetit të së drejtës – jo interesave ngushta ose kriminale. Ne duam ligje dhe sisteme që janë krijuar për të kufizuar mundësitë për korrupsion dhe institucione të ngritura që të mund të parandalojnë efektivisht korrupsionin e nivelit të lartë, të luftojnë krimin e organizuar dhe të ndëshkojnë autorët e këtyre”.

Gjithastu edhe ne si shqiptarë dhe si pjesë e atijë populli të masakruar nga politika e krimit të organizuar në shqipëri që krysohet nga krye krimineli Sali Berisha. Jemi të interesuar që në Shqipëri të ketë drejtësi për të gjithë. Duke mos venë në dyshim konsideraten tuaj për emëra të përvecem që janë përsona të korruptuar, ju sigurojmë që sado të korruptuar që mundë të jenë ata persona, nuk mundë të jenë aqe të koruptuar dhe kriminel sa Sali Berisha ku e shënderrojë drejtesin shqipëtare, nga drejtësi me jurist profesionist, në drejtësi me jurist me kurse gjashtë mujore tek plepat e Durrsit. Ne shpresojmë shumë në punen tuaj dhe kemi besim të plotë që Ju punën e nisur do ta dërgoni deri në fundë, duke ju uruar shumë suksese në vazhdim. Por me shqetsim dhe keqëardhje ju shprehim që është një punë po aqë fisnike sa dhe e vështirë meqënese ata që e shëndërruan vendin tonë në një vend të korruptuar dhe të përcarë politikisht, janë përsëri të gatshëm ta vazhdojnë rrugen e tyre deri në fund në qefotë se do ju jepet mundesia.

Ne fjalimin Tuaj, “Drejtësi për të gjithë”, shpreheni që do të përqendroni punën për të zvogëluar dosjet e prapambetuara.

Shpersojmë dhe urojmë që një ditë të gjitha viktimat e politikës shqipëtare duke filluar që nga koha e Sali Berishes si komunist dhe koha e Sali Berishes si antkomunist, një ditë të gjejnë qetësi. Zojna Ambasadore, jo vetëm që nuk ka të akuzuar as të ndaluar për viktimat e shkaktuera nga plitikanët shqiptarë kundër popullit të thjeshtë, e as që bëhet fjale të ketë të akuzuar për ngjarjet tona, përkundrazi, me dosje te zhdukura, me shtëpi të shkatërruera, të dëbuar nga vëndlindja dhe të presekutuar nga Sali Berisha që pretendon të zë një vend në kuvendin e Shqiperisë. Ku do të jetë një vrasje e dytë ndaje viktimave te shkatuera prej tijë që nga viti 1991 e deri me sotë, duke mos përjashtuar viktimën e tije që dihet, ne kohen e komunizmit qe u denua me vdekje ne saje te dëshmis Sali Berishës.

Shpresojmë që procesi i sapofilluar nga mbështetja Juaj, “Drejtësi për të gjithë”, do të ndikojë dhe në spastrimin dhe reformimin e skenes politike në Shqipëri. Nese nuk përjashtohet nga politika komunisti me damkë Sali Berisha si dhe pjestarët e grupit të tijë pronto, pa largimin e të cilëve komplikimet në politikën e Shqiperisë, jo vetëm se nuk do të mënjanohen plotësisht, por mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen, njejtë si deri me tani.

Partia në pushtet, ka armik të vjetrën egoiste, korrupsionin, hajnin dhe krimin, për të ciliat populli shqipëtarë e ndëshkoi politikën e vjetër, e cila po mundohet, por në dëshprim, e vjetra po intrigon dhe do të intrigoje e sajojë deri në grahmat e fundit. Sepse kuptohet qartë që politika e re duke mos qenë kurrë me asnjë nga të këqijat politike të spektrit të vjetër politik, pa asnjë kompromis në luftë kundër krimit, korrupsionit, tradhëtive kombëtare si dhe besnike ndaj interesave kombëtare, nuk do ta ketë të lehtë pa ndihmen Tuaj, nxjerrjen e vendit nga kjo gjendje katasrofike, që politika e vjetër e ka katandisur dhe tani hiqet si dera e veteme e shpëtimit ku në fakt ështe dera e mallkimit. Ne jetojmë në Suedi ne një nga vendet më Demokratike në botë, ku për fatë të mirë fëmijet tanë rriten me një frymë demokratike, ku partitë bëjnë fushatë të përbashktë në popull duke shpalosur platformat e tyre pa sharje, pa shpifje por me integritet dhe në untitet ku i gjithe populli eshte i barabarte pa dallim feje krahine apo ideje. Gjithashtu edhe Populli shqiptarë ështe një nder popujt më me unitet në botë pa dallim feje, por fatkeqsisht shumë i përcarë politishisht, dedikuar politikanëve përcarës për interesa vetjke nga të gjitha trojet, populli shqiptarë nuk e meriton këtë përcarje dhe ndësi etnike, sepse jemi popull me tradita te larta bujarë, të besës, trima dhe guximtarë, që gjithmone kanë ditur te dallojnë të mirën nga e keqja dhe ashtu do te të dijë të veproje dhe në të ardhmen duke mos u ndikuar nga disa rryma percarse, por do te dije te vendosë intersein e pergjithshëm mbi atë përsonal ashtu sic ka dituar në të gjittha kohërat qe në kohen e Skënderbeut, luftën e Parë Botrorete, në Luften Nacional Clirimtare dhe deri në kontributin  nga te gjitha trojet per Clirimin e Kosovës Heroike. Besojmë që me ndihmen tuaj politikanët shqiptarë do te dinë të zënë vendin që ju takon për të kontribuar në një unitet të përbashkët dhe jo për të bëre karshi ndaj njëri-tjtrit, ne kemi  territore tjera shqipëtare për të ngritur zerin kundër padrejtësive që ju bahen shqipëtarëve jashtë trojeve shqipëtare, ku i masakrojne dhe ju mohojne te drejtat jetike vëllezerve dhe motrave tona shqipëtare në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Plavë, Guci, Tetovë Maqedoni dhe Camëri. Urojë që uniteti i popullit shqipëtarë të kapercejë cdo përcarje politike dhe etnike nga politikanë karrieristë dhe medioker.

Zoti e Bekofte Popullin Shqiptare!

Zoti i Bekofte SHBA!

Zoti e Bekofte Shqiperine!

Me respekt Familja Muharrem Haklaj./ Gazeta "Tema" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet