TIRANE- Takimi privat i Tuk Jakovës në Departamentin e Shtetit ishte frut i përpjekjeve të shqiptarëve të Amerikës për ta ndihmuar Atdheun. Jakova ishte takuar me Kostë Çekrezin, ish kryetarin e organizatës “Shqipëria e Lirë” dhe së bashku kishin formuluar qëndrimin që do të mbante Jakova në atë takim.
Çekrezi flet se për atë qëndrim kishte njoftuar dhe Enver Hoxhën. “Pasi e rrahëm çdo pikë nga të gjitha anët,- thotë ai, unë arrita në një përfundim të cilin ia bëra të njohur Gjeneral Enver Hoxhës me radiogram”. (Çekrezi, debatet në SHBA me të dërguarit e Enverit, gazeta “Panorama, 22 shkurt 2013).
Me 22 gusht. ministri shqiptar pa portofol, Tuk Jakova, vizitoi Departamentin e Shtetit me iniciativen e tij. (Jakova atëherë kryesore delegacionin shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara në New Jork), për të biseduar çështjen e traktateve. Gjatë bisedimeve, të cilat nuk ishin zyrtare nga të dyja palët, Jakova shprehu mendimin e tij "personal" se qeveria e tij nuk mund të jetë gati të pranojë tani në parim të gjitha traktatet dhe marrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

LAJMET MË TË VLERËSUARA