Letërporosia në Austri, akuza 
ndan hetimet për Josef Hejsek

TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës në ditët në vijim pritet të veçojë dosjen hetimore ndaj ish-drejtorit të parë të CEZ Josef Hejsek. Ky i fundit tashmë është vënë nën hetim për “Mashtrim me shuma të mëdha financiare” të kryer në bashkëpunim, por nevoja për marrjen në pyetje të tij, ka bërë që prokuroria në ditët në vijim të ndajë dosjen hetimore ndaj tij dhe se të dërgojë në gjykatë si të pandehur vetëm biznesmenin shqiptar Kastriot Ismailaj.

Ish-drejtori i “CEZ Shpërndarje” Josef Hejsek është ftuar pak kohë më parë nga prokuroria e Tiranës për të dëshmuar lidhur me mega aferën korruptive që ka kryer kompania “Debt International Advistory”, në pronësi të biznesmenit Shqiptar Kastriot Ismailaj, tashmë i arrestuar.

Letërporosia
Ftesa për të dëshmuar për llogari të procesit penal, Hejsek i është dërguar nëpërmjet një letërporosie autoriteteve Austriake, të cilave u është kërkuar nga pala shqiptare që të njoftojnë Hejsek për tu paraqitur në Tiranë me qëllim administrimin e pyetjes së tij.

Mirëpo në adresë të prokurorisë deri në këtë periudhë nuk ka mbërritur asnjë përgjigje nga autoritet austriake, të cilat konfirmojnë nëse Hejsek kërkon të merret në pyetje ose jo. Hejsek dyshohet nga prokuroria se ka bashkëpunuar me biznesmenin Kastriot Ismailaj për vjedhjen e 5 milion eurove, para këto të mbledhura nga DIA tek qytetarët që ishin debitorë në CEZ. Sipas burimeve të prokurorisë nëse do konstatohen prova Hejsek, do vihen nën akuzë për mashtrim dhe se marrëveshja e miratuar në parlament nuk e pengon një gjë të tillë.

Rrugëdalja e prokurorisë
Prokuroria e Tiranës ka gjetur një rrugëdalje ligjore për të marrë të pandehur ish-drejtorin e “CEZ Shpërndarje” Josef Hejsek. Ky i fundit sipas prokurorisë ka bëshkëpunuar me shtetasin shqiptar të arrestuar Kastriot Ismailaj dhe ky bashkëpunim ka qenë në fillesat e këtij mega mashtrimi duke përfunduar deri në lëvrimin e pagesës prej 4.6 milion euro nga kompania “CEZ Shpërndarje” në kompaninë “Debt International Advistory”.

Po si do e akuzojë prokuroria e Tiranës Josef Hejsek, në një kohë kur ky i fundit ka pasur mbrojtje ligjore, nga marrëveshja e lidhur mes CEZ Albania dhe shtetit Shqiptar, e cila i garantonte atij mos nisjen e asnjë procedimi penal?Për këtë,prokuroria shprehet se kanë gjetur dhe rrugën ligjore që rrëzon mburojën për ish-drejtorin Hejsek.Sipas akuzës,marëveshja mes “CEZ Albania” dhe shtetit shqiptar, është miratuar në parlament nëpërmjet një ligji, dhe kjo marëveshje është bërë me ligj, dhe jo me ratifikim.

Nisur nga situatë,duke marrë hierakinë juridike të Shtetit Shqiptar,në këtë rast prevalon më tepër Kodi Penal se sa ligji që ka shërbyer për lidhjen e marrëveshjes mes “CEZ Albania” dhe shtetit. Nisur nga këto kushte sipas burimeve të prokurorisë shtetasi Austriak Josef Hejsek nuk ka asnjë mburojë ligjore, dhe aim und të meret i pandehur në muajt në vijim.


Transaksionet Kompania mblodhi lekët e 318 mijë konsumatorëve

Kompania “Debt International Advisory”-Dega Shqipëri që ishte kontraktuar nga “OSSH” dhe “CEZ Shpërndarja” për mbledhjen e borxhit financiar tek 318.000 konsumatorëve të energjisë elektrike,nuk ka kryer vetëm këtë funksion, por dyshohet se ka pastruar miliona euro dhe dollarë të individëve me pushtet politik dhe personave VIP në Shqipëri. Sipas një grafiku të Drejtorisë së Pastrimit të Parave në Policinë e Shtetit është pikërisht kompania e mësipërme që ka kryer mbi 100 transaksione nga Shqipëria në drejtim të dhjetëra vendeve të huaja, ku kanë lëvizur miliona euro, deri në Kongo të Afrikës.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.Ndërkohë Kastriot Ismailaj për të tretën herë ka refuzuar para prokurorëve të jap shpjegime për akuzat e ngritura, duke kërkuar të njihet njëherë me të gjitha provat e prokurorisë.

*Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen