Letizia e nipërit e Lufit me roje në
qelitë e 302, gati veçimi në paraburgim

TIRANE - Pas arrestit me burg dhënë nga gjykata e krimeve të rënda për Salvatore Letizian dhe Markelian e Klevis Doçi tre personat e përfshirë në masakrën e 27 majit në kryeqytet, të tre janë vendosur në paraburgimin 302 ku burime për A1Report bëjnë me dije se mbahen nën masa të rrepta sigurie në 24 orë, kjo për shkak të ndonjë hakmarrje dhe brenda burgut.

I njëjti burim konfirmoi se Italiani Letizia dhe dy nipërit e Mentor Lufit i cili ishte dhe objektivi i atentatit mbahen në qeli të veçuara në dy kate të ndryshme, dhe do të qëndrojnë aty për pak dit pasi pritet të veçohen duke qëndruar në paraburgime të ndryshme.

3 viktimat
(Ne foto tre viktimat tek 'Zogu i parë')
vrasja ne gjykate
(Ne foto tre te arrestuarit per vrasjet tek "Zogu i pare")

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve