RIGA, 4 tetor /ATSH-AFP/ - Të shqetësuar nga agresiviteti i Rusisë në Ukrainë, letonezët zgjidhin sot Parlamentin e tyre, zgjedhje këto që mendohet të lënë në pushtet koalicionin në ikje të qendrës së djathtë.
Ky rezultat pritet nga analistët, edhe pse këta të fundit parashikojnë një rezultat të mirë edhe për partinë pro-Kremlin.
Trembëdhjetë parti përfaqësojnë kandidatët. Qendrat e votimit u hapën në orën 04:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 17:00 GMT.
Sipas sondazheve, partia e minoritetit të rëndësishëm rusofon "Harmoni", drejtuesi i së cilës, kryetari i Bashkisë së Rigas, Nils Ushakovs, i cili ka shfaqur mbështetjen për presidentin rus, Vladimir Putin, do të kryesojë me 24 për qind të votave. Por nuk ka asnjë mundësi të formojë qeverinë, ndërkohë që formacionet e tjera janë bashkuar kundër tij, ashtu si në rastin aktual.
Gjithashtu, koalicioni në ikje drejtuar nga partia "Unitet" e kryeministres, Laimdota Straujuma, një teknokrate 63-vjeçare mendohet të marrë kryesimin e këtij vendi baltik me dy milionë banorë, anëtare e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe zonës euro.
Sipas institutit të sondazheve SKDS, koalicioni katërpalësh mund të marrë 61 vende, pesë më pak se aktualisht.
Që prej pavarësisë në vitin 1991, të gjitha qeveritë janë formuar nga koalicionet e partive duke përfaqësuar interesat e letonezëve", theksoi Daunis Auers, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Letonisë./
/ec/