RIGA - Rusofonët e Letonisë, që përfaqësojnë një të katërtën e popullsisë, nuk duan një përsëritje të skenarit ukrainas, deklaroi sot në Riga shefi i diplomacisë së vendit balltik, Edgars Rinkevics.
"Është shumë e qartë dhe besoj se çdo përpjekje për provokim është e dënuar të dështojë", tha Rinkevics, për median pas një takimi me homologun e tij estonez, Keit Pentus Rosimannus.
Tre vednet balltike, Lituania, Letonia dhe Estonia, që morrën pavarësinë e tyre në fillim të viteve 90 pas një gjysmë shekulli pushtim sovjetik, kanë vëzhguar me frikë aneksimin e Krimesë nga Rusia, më pas mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës. Letonia dhe Estonia kanë një minoritet të konsiderueshëm rusofon.
"Ne e ndejkim me vëmendje aktivitetin ushtarak rus në det dhe në ajër, me një numër të lart fluturimesh, anijesh, dhe jemi në dijeni për nëndetësen e mistershme në prigjet Suedeze", vazhdoi ministri letonez.
"Megjithatë duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ne nuk duhet të kalojmë në panik dhe histeri, pasi masat e marra nga NATO-ja janë të mjaftueshme për t'iu përgjigjur çfarëdolloj provokimi ushtarak", vazhdoi Rinkevics.
Nga ana tjetër, ministri lituanez i Mbrojtjes, publikoi sot shifrat e NATO-s për sa i përket fluturimeve të avionëve të huaj, shumica janë avionë rusë që shkojnë drejt Kaliningradit, duke lëvizur pranë hapësirës ajrore të vendeve balltike, që ka detyruar avaionët e NATO-s t'i shoqërojnë për të treguar vigjilencë.
Nga pesë raste të këtij lloji në vitin 2004, kanë kaluar në 47 në vitin 2013 dhe në 112 në vitin 2014, ndërkohë që viti ende nuk ka përfunduar./ATSH/