Ministri i Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics, gjatë vizitës së tij në Kosovë, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ministri Rinkevics biseduan për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, për proceset integruese evropiane të Kosovës si dhe çështje të tjera aktuale.
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e programit qeverisës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, axhendën evropiane si dhe reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi angazhimin e posaçëm të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, duke shprehur nevojën e nënshkrimit sa më shpejt të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ministri i Punëve të Jashtme i Letonisë, Edgars Rinkevics, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Letonisë për Kosovën, veçanërisht në proceset integruese evropiane.
Kryeministri Mustafa dhe ministri Rinkevics biseduan edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve./atsh/
/Shqiptarja.com