Letonia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Letonia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Së shpejti shërbimi ushtarak në Letoni do të jetë përsëri i detyrueshëm për të gjithë meshkujt nga mosha 18-27 vjeç. Gratë mund të kryejnë shërbim ushtarak vullnetar. Parlamenti letonez mori këtë vendim më 5 prill. Arsyeja e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak është sulmi rus ndaj Ukrainës. Letonia e kishte hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2007. "Ukraina është një shembull i qartë i rëndësisë që ka një popullate civile me moral të fortë dhe të përgatitur mirë për të zmbrapsur çdo agresor," tha së fundmi ministrja letoneze e Mbrojtjes, Ināra Mūrniece.

45 përqind e letonezëve në favor të rekrutimit të detyruar

Duke nisur nga viti 2024 numri i rekrutëve letonezë do të rritet vazhdimisht. Nga viti 2028 planifikohen që çdo vit të thirren ushtarë 7,500. Kjo pritet të ndihmojë në rritjen e ushtrisë nga mbi 22,000 në 50,000 vetë, përfshirë edhe trupat e mbrojtjes territoriale dhe ato rezervë.

Sipas një studimi të majit 2022 rreth 45 përqind e letonezëve ishin në favor të rekrutimit të detyruar, ndërsa 42 përqind ishin kundër tij, thotë Maris Andzans, profesor në Universitetin Stradins në Riga. Sipas tij mbështetja për shërbimin e detyrueshëm ushtarak ishte më e ulët tek të anketuarit e moshave më të reja, në grupmoshën 18-24 vjeç kjo mbështetje ishte vetëm 34 për qind.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak përsëri në modë

Me rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak Riga ndjek vendet e tjera baltike, anëtare të NATO-s, që ndihen të kërcënuar nga Rusia. Lituania e rifuti shërbimin e detyrueshëm ushtarak disa vite më parë, kurse Estonia nuk e kishte shfuqizuar kurrë atë. Edhe në vende të tjera si p.sh. në Poloni dhe Gjermani, po diskutohet gjithashtu rifutja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Polonia e pezulloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2010, kurse Gjermania në vitin 2011.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, është një nga përkrahësit e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Sipas një sondazhi të Institutit gjerman për Demoskopi Ipsos të marsit të këtij viti, 61 për qind e të anketuarve u shprehën pro dhe 29 për qind kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërkohë që sipas një sondazhi të muajit shkurti 2023, pro ishin 58 për qind./DW

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia