Letra e Dritëro Agollit për Margarita Xhepën

Letra e Dritëro Agollit për Margarita Xhepën
Shkrimtari i madh Dritëro Agolli i cili ndodhet aktualisht në një gjendje jo të mirë shëndetësore, i shkruan fjalë shumë të përzemërta për 80-vjetorin e lindjes, aktores Margarita Xhepa këto fjalë:
“Nuk ka shqiptar të mos vlerësojë kontributin e Margarita Xhepës, në skenë dhe kinematografi.

Është karriera e saj, talenti dhe bukuria, që e bënë të shndërrijë në horizontin e artit shqiptar një yll, që do të ndriçojë gjithë kohën. Sa dëshirë kisha që të vija edhe unë në festën që do të bëjë Fondacioni për Margaritën e madhe, të rrokullisja një gotë verë, pse jo edhe t’ia thërrisja një këngë.

Shumë dëshirë do të kisha që të dëgjoja nga afër Margaritën të recitojë “Poçarin” tim, që nuk e heq nga goja dhe sikurse më kanë thënë, ka emocionuar auditorët me gra e burra, jo vetëm këtu, por edhe në shumë shtete të botës. Ah, sa dëshirë do të kisha. Por… Ju keni një ftesë bashkë me bashkëshorten, Sadijen, për t’u bërë pjesë e festës....

Ah, nuk është problemi i ftesës, se po të mundem dhe të kem dëshirë, vij pa ftuar, por është gjendja shëndetësore, që më pengon. Jam me oksigjen në hundë, nuk mund të lëviz, por nuk mund të rri pa thënë dy fjalë për këtë artiste, që e admirojmë të gjithë. Margarita si aktore, si grua, si një njeri që është gjithmonë në lëvizje, nuk pushon së interesuari për problemet e artit e të shoqërisë. Për mua, është një heroinë e vërtetë. Janë të rrallë njerëzit me kaq shumë virtyte dhe unë them me plot gojën se Margarita Xhepës, meriton t’i bëhet një monument, sikurse është vetë Ajo”, shkruan ndër të tjera shkrimtari i madh.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë