Letra e fqinjes së Lefter Zhidrus për Veliun, reagon policia: Janë thirrur palët por më pas nuk ka pasur më ankesa

Letra e fqinjes së Lefter Zhidrus për Veliun, reagon policia: Janë thirrur palët por më pas nuk ka pasur më ankesa

Letra e fqinjes së Lefter Zhidrus

Për letrën që fqinja e Lefter Zhidrus i ka dërguar drejtorit të përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu ku i ankohej për 71-vjeçarin ka pasur një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Ajo konfirmon dërgimin e letrës më datë 4 maj 2020 ku zonja raportoi konfliktin. Gjithashtu në reagimin e autoriteteve shkruhet se të dy palët që kanë qenë në konflikt janë thirrur por që prej asaj date nuk ka pasur më asnjë ankesë.

Sipas policisë, mes këtyre dy familjeve kishte dhe një proces civil në Gjykatën e Apelit.

Report Tv ka zbardhur letrën që fqinja i ka dërguar drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu ku i ankohej për 71-vjeçarin. Ajo e denoncon 71-vjeçarin, duke zbuluar edhe një detaj që gjatë kohës së karantinës, Zhidru shqetësonte policinë duke e marrë herë pas here në celular.

Në letër thuhet se ky shqetësim i është adresuar policisë së Elbasanit, por përgjigja e tyre ishte "është budalla", prandaj fqinji ka zgjedhur që t'i drejtohet drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. 

Reagimi i plotë:

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media se një shtetase nga lagjja "11 Nëntori", Elbasan, i ka dërguar e-mail Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për t’i kërkuar ndihmë për një konflikt që kishte me shtetasin Lefter Zhidru, sqarojmë opinionin publik se:

Më datë 04.05.2020, në adresën zyrtare të e-mail-it [email protected], është dërguar e-mail nga zonja, e cila ka raportuar konfliktin që kishte me këtë shtetas. 

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ankesa i është përcjellë menjëherë po atë ditë strukturave përkatëse.

Këto struktura kanë verifikuar dhe trajtuar problematikën, duke kryer veprimet e nevojshme, mbi bazën e procedurave standarde të punës.

Janë thirrur dhe kontaktuar palët e përfshira në konflikt dhe prej asaj date nuk ka patur më asnjë ankesë në polici. Mes këtyre dy familjeve kishte dhe një proces civil në Gjykatën e Apelit.

Policia e Shtetit fton çdo media ta kontaktojë zyrtarisht, për të shmangur informacionet e pasakta, si dhe qytetarët të denoncojnë çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim me shpejtësi dhe profesionalizëm.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 25/09/2020 23:03

    PO c'tu desh o lefter lefteri me arme ne qytet,,,ne fshat mund te toleronin ....

    Përgjigju
  • Ariu: 25/09/2020 21:44

    Pi si skeni turp e dilni thoni qe eshte trajtuar si rast, kur problematika nuk eshte zgjidhur! Ky eshte maskaralleku me i madh i policise qe e klasifikon te trajtuar nje ankese edhe pse nuk i ka dhene zgjidhje ankeses, mjafton qe ka kontaktuar palet dhe e quan "Trajtuar"! Ju jeni te gjithe per burg, maskarenj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'