Letra e Gogo Nushit që dëshmon 
terrorin dy javë para masakrës '44

Letra e Gogo Nushit që dëshmon <br />terrorin dy javë para masakrës '44
TIRANE - A ishte ngjarja e 4 shkurtit 1944 një ngjarje që i zuri në befasi krerët komunistë dhe drejtuesit që punonin në Tiranë, apo shenja të këtij terrori ishin shfaqur që më parë, gjatë ditëve të janarit?

Nga Tirana, qendra ku shkëmbeheshin informacione, raporte e telegrame mes drejtuesve të Partisë Komuniste, raportimet e para për terror dhe raprezalje në masë raportoheshin që në mesin e muajit janar.

Në prag të përkujtimit të 4 shkurtit ’44, një përvjetor që gjeneron diskutime nga viti në vit, po sjellim disa letra të shkëmbyera mes drejtuesve të rinisë komuniste në Tiranë  dhe disa qytete kryesore, që dëshmojnë gjendjen në prag të 4 shkurtit 1944, e rrëfyer nga vetë drejtuesit e partisë Komuniste Shqiptare.  

Letra e parë, që botojmë sot, e shkruar nga Gogo Nushi me 22 janar 1944 tregon për gjendjen e rëndë që ishte krijuar në kryeqytet, por edhe në rrethinat e tij dhe disa qytete të tjera, ku komunistët ndiqeshin këmba-këmbës, bëheshin kontrolle të befta banesash, shënoheshin vrasje, bastisje dhe arrestime të shumta. Teksa flet për gjendjen në Tiranë Gogo Nushi shkruan ndër të tjera: “…Flitet se do të behet një kontroll i përgjithshëm ku do të marrë pjesë vetë Gestapoja. Nga një kontroll i tillë mund që të dëmtohemi mjaft, pse këtu kemi një numur të madh partizanësh të sëmurë, të plagosur ose t ëlarguar nga ushtria me rasatin e reaksionit…”.

Kështu shkruan ndër të tjera Gogo Nushi, ndërsa vijon më tej në letrën e tij drejtuar Komitetit Qendror se të gjithë kundërshtarët e tyre janë bërë bashkë si një front kundër Partisë Komuniste. Ai rendit akuzat që ata bëjnë në publik ndaj komunistëve. “…Tashti së fundi na akuzojnë se nukë jemi komunista por anarqista, terrorista etj, poshtërsira. Partinë Komuniste të vërtetë e paskanë krijuarë këta kohët e fundit me plehërat Xhepi, Staraveckë etj, tradhëtarë.

Që të gjithë këtë kampanjë këta e bëjnë me gazetat ose traktet e shumta që nxjerrin dita ditës. Si në fushën ushtarake ashtu edhe në këtë politike Gestapoja i udhëheq dhe i drejton…” raporton Gogo Nushi, duke raportuar në letrën e tij edhe një sërë lajmesh me rëndësi për Partinë Komuniste sa i takon kundërshtarëve të tyre politik por edhe gjendjes së rëndë në rrethinat e Tiranës dhe qytetet e afërta nga marrin lajme çdo ditë. Letra, të cilët e sjellim të plotë më poshtë do të pasohet në ditët në vijim edhe nga disa letra të tjera, para dhe pas ngjarjes së 4 shkurtit, duke hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të shumëdebatuar.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri

U kërkua ekstradimi në Korenë e Jugut, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë! Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri