Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur e gatshme për dialog mes partive politike, por ndryshe nga aleati i saj, Basha, nuk ka vendosur si parakusht largimin e Ramës nga posti i kryeministrit. Ndonëse kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar atë nga ftesa për dialog me qëllim zgjidhjen e krizës, Kryemadhi është vetëofruar, madje është tërhequr paksa nga retorika e saj e ashpër dhe kushti për largimin e Ramës nga kryeministër.
Nga njësia numër 8, ku ishte në një takim me strukturat e partisë, Kryemadhi nuk ka lënë pa komentuar as letrat publike të Ramës drejtuar Bashës, sipas së cilës është një tregues se është gati të bëjë çdo lloj kompromisi për karrigen e tij.
"Dëgjojmë si qurravitet dhe shkruan letra për Bashës, tregon që ka frikë, që është gati të bëj çdo kompromis për karrigen e tij. Ka një përgjigje, nuk ka kompromis, por ka dialog të shqiptarëve me njëri tjetrin dhe partitë politike për të larguar njëherë e përgjithmonë fytyrën e krimit nga politika shqiptare dhe nga zgjedhjet shqiptare. Sot ne jemi më të qartë se kushto tjetër, që nuk ka zgjedhje në Shqipëri që t'i bëjë Rama siç i bënte Enver Hoxha", shprehet Kryemadhi.
Duke u ndalur tek vendimi i KQZ, ku iu ndalua PD-LSI që të kenë komisionerë në zgjedhjet e 30 qershorit, Kryemadhi tha se do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale për shkeljen e Kodit Zgjedhor. Ajo i ka cilësuar 4 anëtarët e mazhorancës, si kukulla qesharake.
“Kemi një KQZ ilegjitime me 4 kukulla qesharake. Do mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale për shkeljen e Kodit Zgjedhor. J’ua them këtë me bindjen më të plotë. Në Shqipëri portokallja është e vogël, ndaj duhet të kenë diçka parasysh, përgjejësia do jetë përsonale si për Ramën ashtu edhe për anëtarët e KQZ që cenojnë Kodin Zgjedhor”,- tha ajo.
Po' ti moj Mona sikur se dime neve se Shqiperia esht shtepia jone, me fjale mire thua ti por me vepra e ke ti nje pjese te shqiperise, populli mire se nuk ka shtepi por nuk ka buk per tengrene oooooo Mona, na rrrjepet neper spitalet nga te shkojme leka na kerkojne
Përgjigju