Letra sekrete për Liri Gegën
Enveri: Si të bëni zap Myslym Ketën

Letra sekrete për Liri Gegën<br />Enveri: Si të bëni zap Myslym Ketën
Në fund të gushtit 1944, pas kalimit të brigadave partizane në veri, dhe teksa po krijohej Korpusi i parë, për Shtabin e Përgjithshëm e veçasnërisht për Enver Hoxhën, primar ishte vendosja e pushtetit në këto zona problematike. Por fërkimet politike mes krerëve komunist ishin shenjestra kryesore e Hoxhës. Vetëm në këtë letër të fudngushtit ’44 dërguar Liri Gegës, Hoxha i kushton faqe të tëra problemeve të brendshme politike, si në brigadën e parë, propozimet për shkarkime, emërime dhe lëvizjet  në pozicionet drejtuese në dy divizionet, çështje morali, dhe sidomos çështja delikate e Pezës, ku Myslym Peza pas vrasjes së Mustafa Gjinishit duket iu kishte dalë hapur kundër. Po ashtu çështjet e konspiracionit ishin një shqetësim i madh për Hoxhën. Por mbi të gjitha, kjo letër e shkruar pa kurrfarë dorezash, i bën të ditur lexuesit atmosferën reale mes drejtuesve komunistë në luftë, përplasjet brenda llojit, luftën për pushtet, intrigat dhe lëvizjet e kujdesshme për marrjen e pushtetit pas luftës, etj. Më poshtë e sjellim të plotë letrën “sekret” të enver hoxhës për Liri Gegën në gusht 1944.
Ad.Pe.
  
Sekret
E dashura shoqe Liri,
Si kundër që ju kemi lajmëruar me anë radio gramesh të dy divizionet dhe gjithë repartet territoriale që gjenden në veri të Shkumbinit grumbullohen nënë një komandë, nënë atë të Korpusit të Irë. Formimi i Korpusit përveç rëndësis së madhe ushtarake që ka pse koordinon më mirë dhe me sukses veprimet e reparteve të ndryshme komandimi i të cilëve bëhet i pa mundur drejt për drejt nga ana e Shtabit të Përgjithshëm, ka edhe rëndësin e madhe politike. Këtë rëndësi duhet ta vini në dukje me anë traktesh, e konferencash të bëna në një shkallë të gjerë.
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit

VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut, policia heq flamujt e Shqipërisë të vendosur për festat e nëntorit