Pas largimit të një pjese të protestuesve, në Bulevardin Dëshmorët e kombit vihen re pasojat që lanë pas qytetarët.
 
Letra të hedhura në tokë, shishe, dhe qese kanë mbuluar një pjesë të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet.
 
Edhe disa postera të djegur kanë lënë shenja në rrugën para Kryeministrisë.

Këta drurë të djegur kanë qëndruar në Bulevard për orë të tëra, duke u bërë një rrezik edhe për vetë protestuesit.
 
Bulevardi ka qenë i mbushur me mbetje, për të cilat jo të gjithë protestuesit janë kujdesur për t'i hedhur nëpër kosha.
 
Menjëherë sapo nisi ngritja e çadrave një pjesë e protestuesve janë larguar, kjo edhe për faktin se nisën reshjet e shiut.
 
Gjithashtu pas protestës u vunë re edhe dëmtimet e gurëve në Bulevard. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com