TIRANE - Është kërcënuar apo jo me jetë bashkëshortja e Kastriot Ismailjat, personit nën hetim për skandalin me borxhet e ish-CEZ Shpërndarjes do të jetë tashmë detyrë e Prokurorisë së Tiranës për të zbardhur të vërtetën.
24 orë pas letrës së Spartak Brahos, kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare i cili njoftonte drejtuesit e shtetit se Vojsava Ismailaj është kërcënuar me jetë dhe ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta po thuret një komplot, Adriatik Llalla ja ka kaluar këtë çështje organit tw akuzës së Tiranës.
Burime nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Shqiptarja.com, se brenda javës pritet të thirren për të dëshmuar e dhënë versionin e tyre personat e listuar në letrën e Brahos, midis tyre dhe deputeti Tom Doshi e ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti pwr tw cilwt Braho shprehet se po përgatisin një plan për destabilitet politik në vend.
Por si përfundoi kjo letër në Prokurorinë e Tiranës e cila tashmë duhet të kryejë hetime?
Prej të hënës në mëngjes letra e Spartak Brahos ku personazhet e komplotit kundër Metës përshkruhen Tom Doshi e Dritan Prifti ndodhet mbi tryezën e Llallës, i cili sot ka kërkuar të kryhen të gjitha verifikimet në terren.
Në këtë fazë ende nuk është vendosur për nisjen e një hetimi, dhe nëse pretendimet e Brahos për një komplot do të vërtetohen atëherë pritet që kjo çështje t’i kalojë për kompetencë Krimeve të Rënda, Prokurori në të cilën Doshi, Prifti e Meta u përballën e pak muaj më parë në lidhje me një atentat të pretenduar ndaj Doshit.
Një ditë më parë vetë bashkëshortja e Ismailajt u shpreh për Top-Channel se nuk është kërcënuar dhe nuk është pjesë e një komploti, por paçka kësaj tashmë Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO