Letra xhamive: Trump do veprojë
me myslimanët si Hitleri me çifutët

Letra xhamive: Trump do veprojë<br />me myslimanët si Hitleri me çifutët
“Trump do ta pastrojë Amerikën dhe do ta bëjë të shkëlqejë përsëri. Ai do ta fillojë me myslimanët me të cilët do të veprojë si Hitleri me çifutët”, është ky kërcënimi më i fundit që bëhet nën emrin e presidentit Trump.
 
Xhamitë në Georgia, Kaliforni dhe disa vende të tjera kanë marrë letra anonime të shkruara me dorë.
 
Sipas policisë në të gjitha xhamitë është shpërndarë kopja e së njëjtës letër.
 
Përfaqësues të organizatave që mbrojnë liritë dhe të drejtat u kanë bërë thirrje institucioneve islamike në vend që rrisin sigurinë ndërsa edhe FBI i është kërkuar të hetojë rastet.

letra xhamive

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike