Studio ligjore "Mossack Fonseca” nga e cila dolën informacionet e skandalit të madh fiskal, ku janë të përfshirë personalitete të larta të politikës, artit dhe sportit, ka reaguar duke denoncuar rrjedhjen e informacioneve.
 
Themeluesi i studios konsulente, “Mossack Fonseca”, ka deklaruar se dokumentet nga kompania janë marrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet hakerimit.
 
Megjithatë, ai ka pranuar vërtetësinë e disa dokumenteve, ndërsa hodhi poshtë akuzat për pastrim parash nga ana e studios.
 
Për 40 vjet, Mossack Fonseca ka operuar në mënyrë të përgjegjshme, në përputhje me ligjet e vendit ku e ushtrojmë aktivitetin. Shoqëria jonë nuk është akuzuar kurrë për lidhje me aktivitete kriminale. Nëse vërejmë aktivitete të dyshimta, apo të paqarta, ne i denoncojmë tek autoritetet. në të njëjtën mënyrë, kur autoritetet na sinjalizojnë për aktivitete të paligjshme, ne bashkëpunojmë plotësisht”- thuhet në deklaratën e studios ligjore “Mossack Fonseca”
 
Firma juridike "Mossack Fonseca" është themeluar në vitin 1977 nga Jurgen Mossack dhe Ramon Fonseca. Ajo operon në vende të njohura me sistem të ulët taksimi përfshirë Zvicrën e Qipron.

Redaksia Online 
Shqiptarja.com