Letrat e panjohura te piktorit Fatmir Haxhiu

Letrat e panjohura te piktorit Fatmir Haxhiu
Nuk mund ta njohësh një artist, nuk mund të shprehesh me qartësinë e duhur rreth personalitetit artistik dhe jetësor, nëse nuk e shpalos krijimtarinë e tij, nëse nuk vëzhgon në hapësirat e çdo dokumenti tjetër, të shkruar apo objekt të lënë trashëgim nga artisti, për mjedisin e kohës së vet, por edhe për mjediset e së ardhmes.

Kjo përgatitje është një tekst mediatik dhe informues dhe jo detajues mbi personalitetin e piktorit Fatmir Haxhiu, i cili jetoi dhe pikturoi në kohën e komunizmit dhe dhjetë vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në një periudhë, e cila me të drejtë duhet thënë se ishte një periudhë e vështirë dhe e domosdoshme ndryshimesh të sistemeve politike, por dhe mjaft e vështirë emocionale për shumë individë dhe familje shqiptare, fëmijët e të cilave u larguan drejt një emigrimi pa kthim.

Njohja me një pjesë tjetër të jetës së Fatmir Haxhiut ndodhi gjatë leximit të kujdeshëm të disa letrave, të cilat piktori ia drejtoi me mall dhe kujdes atëror, djalit të tij, Artanit. Në radhët e shkruara zbulon një pjesë nga jeta e përditshme e piktorit dhe mënyrën e përshtatjes me ato çka sillte një kohë në kaos. Lexon letrat dhe kupton më mirë imazhet e pikturës figurative që ka lënë trashëgim. Kupton psenë e përzgjedhjes së temave, si ato që u cilësuan, aso kohe, "të mëdha", produkt i propagandës, si dhe psenë e temave, që pasqyrojnë njeriun e zakonshëm dhe familjar në jetën e përditshme.

Imazhet e para kanë ngarkesë ideologjike, heroike, entuziaste dhe ngadhënjimtare, të cilat kritika e sotme i konsideron vepra shembull të realizuara në mbështetje të plotë të realizmit socialist dhe imazhet e dyta i konsideron vepra të realizuara në mbështetje të elementeve tradicionale të pikturës figurative realiste.

Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 30 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK