TIRANE- Fishta interesohej per politikë kombtare dhe këte e zhvillonte me sinqeritet, në mënyrë legale, demokratike e prendimore, kurrë partiake. Fishta ishte ai lloj politikani që njihte situatën, pastaj gjente e zgjidhte politikën e qendrimin e vet, gjithmonë në dobi t’atdheut. Gurakuqi ishte ai lloj politikani që njihte aktualitetin e parashikonte të ardhmen, pastaj gjente e zgjidhte politikën ma të mirë, ma të dobishme.
Pra, Fishta ishte politikani i aktualitetit kohor, Gurakuqi ishte politikani i së ardhmes. Fishta ishte artist në letersi, Gurakuqi ishte artist në politikë. Të dy, edhe në art, edhe në politikë, mbështeteshin në vlerat e perjetshme morale. Të dy trashigojshin virtyte etnike shqiptare, të dy përhapshin frymë prendimore. Fishta ishte sa fetar e, pothuej, sa kombtar; ma shumë shqiptar se europian; ma shumë poet se politikan. Ndryshe Gurakuqi: ma shumë kombtar se shkodran; ma shumë politikan se letrar.
/Shqiptarja.com