Leuçemia, Arben Ivanaj: Lajme
të mira për pacientët kronikë

22 Shtatori Dita Ndërkombëtare e Sensibilizimit kundër leuçemisë kronike-(CML) Për herë të parë në 2011 është propozuar që 22 shtatori të shpallet si Dita Ndërkombëtare e Sensibilizimit kundër Leukozës mieloide kronike (CML) ose me thjeshtë leuçemisë kronike. Është zgjedhur kjo datë sepse ndryshimet genetike që shkaktojnë leuçeminë kronike ndodhin pikërisht në kromozomin 22 dhe 9 (22/9). Kjo ditë ka për qëllim të inkurajoi pacientët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, qeveritë dhe gjithë komunitetin për të punuar së bashku për të përmirësuar diagnozën, trajtimin dhe kujdesin për pacientët me leuçemi. Sensibilizimi i gjithë komunitetit për rëndësinë e kapjes së hershme të leuçemisë, vetëm nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku, është një nga objektivat e kësaj dite.


Çfarë është LEUÇEMIA Kronike?

LEUÇEMIA kronike është një sëmundje gjaku gjatë së cilës trupi i njeriut prodhon qeliza të bardha jonormale ose kanceroze të cilat janë të paafta të kryejnë funksionin e tyre normal. Është një lloj kanceri i gjakut me zhvillim të ngadaltë i cili mund të vazhdojë në disa vite, por në disa raste mund të progresojë shumë më shpejt. Kjo zgjatje në kohë i jep mundësinë pacientët ta diagnostikojnë atë herët, të zgjasin jetën e tyre si dhe të përmirësojnë cilësinë e saj. Zbulimi i herët i LEUÇEMISË bëhet vetëm nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku. Të dhënat mjekësore tregojnë se mjekimi i saj varet shumë nga grada në të cilën zbulohet sëmundja.


A është e shpeshtë LEUÇEMIA kronike?

LEUÇEMIA kronike është akoma një sëmundje e rrallë, pra nuk flitet për një epidemi, por në vitet në vazhdim çdo njeri nga ne do të njohi të paktën një person që do të ketë këtë sëmundje. Vetëm në 2009 ishin më shumë se 5000 raste të reja të diagnostikuara në të gjithë botën. Shumica janë duke patur një jetëgjatësi normale si pasojë e ndryshimit në mënyrën e trajtimit të këtij kanceri.

Bazuar në statistika, në Shqipëri rastet me LEUÇEMI kronike janë rreth 70, që po mjekohen aktualisht, ndërkohë bazuar në përllogaritjet, raste të reja për një vit (incidenca) janë 1-2 raste për 100 000 banorë, pra duke patur parasysh numrin e popullsisë shqiptare, kjo do të thotë që ka akoma raste të padiagnostikuara, të cilat sigurisht do të paraqiten në faza të mëvonshme, më të avancuara.


Cila është mosha më e prekur prej kësaj sëmundjeje?

Leuçemia kronike mund të preki të gjitha mosha, por ajo zakonisht prek moshen e mesme dhe lart. Rreth 2% e rasteve të diagnostikuara janë fëmijë.
Cilat janë shenjat e LEUÇEMISË kronike?
Në fazat e hershme të LEUÇEMISË kronike, personat e prekur nuk kanë shenja. Gati gjysma e personave me LEUÇEMI kronike në kohën e diagnostikimit nuk kanë shenja. Por kur shenjat shfaqen ato mund të jenë: Lodhje e vazhdueshme e cila nuk largohet, humbje të pashpjegueshme në peshë, ethe, vështirësi në frymëmarrje, djersë natën, rënie të oreksit, dhimbje barku, etj.
Përgjithësisht LEUÇEMIA kronike kalon nëpër tre faza: faza kronike me mbi 10 vjet mbijetesë, faza e zhvillimit rreth 1 vit mbijetesë dhe faza e krizës me rreth 6 muaj mbijetesë. Me mjekimet e sotme këto të dhëna kanë ndryshuar mjaft. Por nëse nuk mjekohet LEUÇEMIA kronike përkeqësohet progresivisht dhe mbijetesa shkurtohet mjaft.

Si vendoset Diagnoza e LEUÇEMISË kronike?

Diagnoza e LEUÇEMISË kronike është shumë e thjeshtë-Vetëm një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë në kohë një LEUÇEMI kronike. Të dhënat mjekësore tregojnë se kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti. Sa më herët të zbulohet sëmundja aq më shumë ka rezultate ka mjekimi, dhe e gjithë kjo ndikon në rritjen e mbijetesës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës.

Si trajtohet LEUÇEMIA kronike?

Lajmi i mirë është se shkenca sot ka zbuluar preparate të cilat mund të trajtojnë LEUÇEMINE kronike. Preparatet e sotme në dispozicion të këtyre të sëmurëve ndihmojnë që të mbajnë këtë sëmundje në fazë kronike. Kështu pacientët me LEUÇEMI kronike mund të jetojnë më gjatë dhe mbi të gjitha të kryejnë aktivitetin e tyre ditor. Për fat të mirë këto preparate janë sot në edhe në Shqipëri. Së fundmi është shpikur edhe terapia e cila vepron direkt mbi mekanizmin e sëmundjes duke bërë kështu të mundur eleminimin e semundjes.
Pikërisht në këtë ditë pacientët me LEUÇEMI kronike, me mjekimet e reja në dispozicion nuk kanë pse të jenë të tmerruar nga fjala kancer.

* Mjek hematolog në Shërbimin e Hematologjisë në QSUT

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen