Levandovski është zyrtarisht futbollist i ekipit të Bayern Mynih duke filluar nga vera e ardhshme. Sulmuesi polak ka firmosur një kontratë 5 vjeçare që do ta mbajë të lidhur me Bayernin deri në 2019. 

Polaku kaloi nga Dortmundi te Bayerni me parametra zero, ndërsa Rummenige pas firmosjes me Levën tha se“ Jemi shumë të kënaqur që ia dolëm të kompletojmë këtë transfertë. Levandovski është një nga sulmuesit më të mirë në botë, ai do ta përforcojë skuadrën tonë, do të na japë një tjetër shtysë”.

Honda në Milano: Realizova ëndrrën
Honda zbarkoi në aeroportin e Malpensas ku e prisnin shumë tifozë dhe reporterë.

Në deklaratën e parë për mediat si i pari japonez kuqezi Honda u shpreh se “Milani është një legjendë, kjo është ëndrra ime që bëhet realitet.

Shikoja gjithmonë Milanin në tv, jam me të vërtetë i lumtur që mbërrita. E e di që të gjithë presin shumë nga unë. Mendoj se mund të bëj dicka speciale” deklaroi ai.

FA Cup, Arsenali fiton derbin e Londrës
Arsenali është ftues i derbit të Londrës në FA Cup, pasi mundi ekipin e Totenhemit me rezultatin e pastër 2-0 duke siguruar kështu kualifikimin në raundin e katërt të këtij kompeticioni.

Golat e Santi Cazorla në pjesën e parë dhe Tomas Rosicky –t në të dytën i dhanë të drejtë ekipit të Venger që të vazhdojë më tej.

Topçinjtë nuk e patën shumë të vështirë për të fituar, pasi Totenhemi pas shitjes së Bales nuk po ngrihet në nivelin e pritur edhe pse harxhoi mbi 100 mln Euro në merkato.
 
Atletiko zbret Barçën nga froni
Koke i ka dhënë një fitore mjaft të çmuar ekipit të tij përballë Malagas në transfertë duke e ngjitur në vendin e parë me 49 pikë, 3 më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak.

Ekipi i Simeones e sheh veten në vendin e parë në La Liga duke surprizuar dhe trembur me formën e mirë që po kalon.

Atletiko e Madridit është rivalja e Realit dhe Barcës këtë edicion për titullin kampion në Spanjë.